Këtë mëngjes gjatë ditës së 44 të protestave antiqeveritare godina e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) u bllokua nga lëvizja civile “BOEC”. Protestuesit nuk lejuan që mysafirët e televizionit të hyjnë përmes hyrjes qendrore me motivin se media publike nuk i pasqyron ngjarjet në mënyrë objektive.
Ky është aksioni i katërt nga seria “bllokadë-befasim”. Bllokadat e mëparshme u mbajtën para godinave të Ministrisë së Drejtësisë, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Komisionit kundër Korrupsionit.
Mbeten bllokadat në udhëkryqet kryesore në Sofje – në rajonin e “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”), të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe të sheshit “Nezavisimost” (“Pavarësia”).
Në orën 4.00 të mëngjesit policia pastroi bllokadën në urën tek Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit. Para kësaj një pjesë nga protestuesit në Plovdiv bënë bllokada të improvizuara dhe ndaluan lëvizjen në urë.“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..