Dokumentari “Tanda” i studentes Teodora-Kosara Popova nga Akademia Kombëtare për Art Teatral dhe Kinematografik “Krëstjo Sarafov” në Sofje është nga tri kandidaturat e huaja për “Oskar” studentor në kategorinë për filma dokumentarë. Ai u zgjodh në konkurrencën e 1100 filmave nga mbarë bota. Filmi i xhiruar për një ditë prezanton historitë e katër vetave që vallëzojnë tango – Sillvija, Vlladi, Davide dhe Ralica, tregoi para BNR-së Teodora-Kosara Popova.
Sillvija, e cila është kirurge, e përdor tangon që të zbulojë botën e vet shpirtërore, e cila ka mbetur në plan të prapmë në një profesion mashkullor.
Italiani Davide është i vetmi valltar profesional në film. Ai ka rdhur në Bullgari që të japë mësime të tangos.
Për Ralicën e verbër tangoja është diçka si psikoterapi dhe një mënyrë për t’i ndier njerëzit nga afër.
Vlladi, i cili është i gjatë 1.46 metra dhe është pedagog i teknikave daoiste, ka guximin për të zgjedhur pikërisht vallen, ku gratë janë me këpuca me taka të larta dhe tashmë përgatit valltarë fillestarë.
“Oskari” studentor do të shpallet më 15 tetor.Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit...