Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ku në rrugë e sipër e humbët Bullgarinë?”

Botuesi Manoll Pejkov me një letër të hapur drejtuar Evropës Liberale

Manoll Pejkov
Foto: literaryfest.org

“Bullgaria u zgjua dhe populli doli në protestë kundër mafies dhe oligarkisë, por përse Evropa akoma nuk është zgjuar?” – këtë pyesin protestuesit në “Urën e Shqiponjave” (“Orllov Most”) në Sofje. Ata tanimë për muaj të dytë të radhës duan dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit të vendit, duke nënvizuar trashë se protesta nuk ka liderë, por është shprehje e pakënaqësisë civile, të grumbulluar gjatë viteve të tranzicionit. Mes protestuesve ka dhe shumë bullgarë të rinj me arsim të mirë dhe kualifikim jashtë shtetit.

Lavdia e Bashkimit Evropian si një garantues i superioritetit të ligjit është në rrezik për shkak të paaftësisë së tij për t'iu përgjigjur krizës së korrupsionit në Bullgari, tha lideri i lëvizjes politike “Po, Bullgaria” Hristo Ivanov në një intervistë për revistën “Politiko”. Nga kjo tribunë Ivanov, i cili është një nga personat bazë të protestave në vend, këmbëngul që Brukseli dhe Berlini të mbajnë përgjegjësinë për vendosjen e sistemit gjyqësor bullgar si dhe të institucioneve të tjera kyçe në duart e mafies oligarkike. Botimi citon fjalët e tij se Komisioni Evropian, i cili duhet të jetë garant i Traktatit të Lisbonës, “me paramendim i mbyll sytë për këtë, që po ndodh në Bullgari”, pavarësisht se fondet evropiane janë trofeu më i shijshëm i mafies në vend.

Манол Пейков

Edhe pas komentit në këtë botim të autoritetshëm evropian vëmendja ndaj problemeve shumë vjeçare të Bullgarisë duhet të mbetet, mendon botuesi Manoll Pejkov. Ai ndan mendimin se grabitja e Bullgarisë është bërë me pajtimin heshtës të Evropës dhe si botues dhe publicist  i kushton një vëmendje më të madhe situatës politike dhe të mediave në vendin tonë. I provokuar nga mungesa e vëmendjes ndaj Bullgarisë nga ana e mediave evropiane, Pejkov dërgon email me një apel në gazetën e tij të dashur - gazeta britanike “The Guardian”.

Botuesi këmbëngul që media, e cila ka lavdinë për një nga mediat më të rëndësishme dhe objektive në Evropë dhe në botë, të bëhet mbështetëse e njerëzve në Bullgari, të cilët luftojnë për liri dhe objektivitet të mediave:

“Unë e ndjek dhe e përkrah “The Guardian” më tepër se 10 vjet. Por, gjej se reportazhet tuaja nga Bullgaria janë të pamjaftueshme. Çuditem se pikërisht në cilin moment...e humbët Bullgarinë nga harta juaj e të menduarit? Mbase sepse është tepër e vogël? Ose tepër e rëndomtë për ju? Tepër periferike? Ose pa interes?” - pyet në letrën e tij drejtuar botimit të autoritetshëm Manoll Pejkov.

Radio Bullgaria u lidh me Manoll Pejkovin, që të tregojë akoma për motivet e tij që të shkruajë këto reshta.

“Çdo një zgjedh ndonjë farë kanalesh për informacion, të cilëve t’u besojë, të cilat janë interesante për të. Gjatë dhjetë vjetëve të fundit u mundova të lexojë “The New York Times”, “Washington Post”, por për mua “The Guardian” mbetet një pikë referimiеtë menduarit liberal, jo vetëm në Evropë, por dhe në botë. Unë po kështu jap, pavarësisht dhe një shumë simbolike, që të mund të ndjek artikujt në Internet. Në këtë kuptim, mungesa e Bullgarisë nga temat në gazetë është shumë e dhimbshme për ne. Shumë bullgarë informohemi që aty, kërkojmë analizat e tyre, sepse në shtypin bullgar është shumë e vështirë të gjesh diçka më të ndryshme, përveç informacionit bazë. Kemi nevojë prej rubrikave ku komentohet, analizohet dhe njeriu mund të arrijë deri në thelbin e gjërave.“Në qoftë se ti je njeriu, i cili lexon shtypin e huaj dhe informohesh në gjuhën angleze, në qoftë se lexon publikimet në “The Guardian”, ti në asnjë rast nuk do të mund të kuptosh situatën realedhe se përse këta njerëz në Bullgari  kanë dalë në rrugë dhe përse duan dorëheqjet e kryeministrit dhe të prokurorit të përgjithshëm njëkohësisht dhe çfarë ju thotë në përgjigje kryeministri. Shikon një foto të çastit, por nuk ke mundësi nga publikimet e tyre të kuptosh horizontin e asaj e cila po ndodh tek ne.”

Манол Пейков

Duhet të ketë një interes dhe kuptim se Bullgaria është me një rëndësi dhe se kjo pjesë e botës është pjesë e Evropës. Ajo është një element i rëndësishëm nga pazelli i përgjithshëm. Prandaj unë ju shkruaj - sqaron akoma Pejkov. Botuesi bullgar nuk pret një përgjigje me shkrim të pyetjes së vet, por shpreson që një pjesë më e madhe nga bashkatdhetarët tanë t’u drejtohen institucioneve evropiane dhe mediave, që të mund të dalë Bullgaria nga mjegulla informative. Bullgarët jashtë shtetit, të cilët u solidarizuan me veprimet e protestës në Bullgari, tashmë ndërmorën aksione të tilla drejtuar centralit të Këshillit Kristian-Demokratik dhe përfaqësisë së Komisionit Evropian në Vjenë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Facebook/Manoll Pejkov, literaryfest.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD