Koncesioni për një nga minierat më të mëdha të nxjerrjes së floririt në Bullgari “Çellopeç” është në dobi të kompanisë “Dëndi Preshës Metalls” dhe në të nuk është i mbrojtur interesi i shtetit. Këtë e shkruan gazeta “Trud” duke iu referuar një vendimi të prokurorit Krasimir Kirillov nga Prokuroria e Qytetit të Sofjes. Sipas prokurorit me kontratën dhe anekset pran saj nuk mund të kontrollohen përmbajtja dhe sasia e përzierjeve dhe përqendrimeve të eksportuara nga vendi. Sipas prokurorit pesë ministra energjetikë që nënshkruan anekset me kompaninë duhet të hetohen për këtë.
Mungesa e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe konsumi i fortë privat janë arsyet kryesore për inflacionin, sipas "Rishikimit Ekonomik" të dytë të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) për vitin. Inflacioni vjetor është 2.9%, duke u rritur me 2.1%..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një hetim në tregun e produkteve ushqimore të nevojës së parë, me qëllim përcaktimin e arsyeve për rritjen e çmimeve. Për këtë qëllim, autoriteti antimonopol kërkoi nga rrjetet tregtare të dhëna të plota..
Ofertat për punë në të gjitha sektorët kanë rënë gjatë muajit korrik, tregojnë të dhënat nga një platformë kryesore për shpallje online në vend. Sipas analizës mujore, në korrik u regjistrua një rënie prej 12%, ose mbi 5000 vende pune më pak..