Në qoftë se kaloni përmes kopshtit të njohur “Kristal” në Sofje, patjetër duhet të devijoni pak dhe të shikoni ekspozitën fotografike, e cila u hap zyrtarisht në ditën e parë të muajit shtator. Ekspozita është e quajtur “Drejtime” dhe deri më 14 shtator prezanton kuadrot më të mira të konkursit fotografik të Institutit Shtetëror Kulturor ndaj ministrit të punëve të jashtme në fillim të vitit. Shkaku është 15 vjetori nga krijimi i Institutit, me misionin të afirmojë pamjen pozitive të Bullgarisë si një shtet modern me një kulturë të pasur të lashtë dhe moderne, përmes mjeteve të diplomacisë kulturore.
Qëllimi i konkursit të zhvilluar midis muajve shkurt dhe maj sivjet, qe të mund të seleksionohen dhe të tregohen pamje unikale, të fotografuara nga adhuruesit e fotografisë, pa kufizime të moshës dhe të përvojës profesionale, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejte ose të tërthortë pasqyrojnë temat e globalizimit, identitetit, dialogut ndërkulturor dhe tolerancës midis kombeve të ndryshme. Interes ndaj iniciativës treguan dhjetëra fotografë nga Bullgaria dhe nga jashtë.
Fituesi i madh mes dokumentarëve është Minko Mihajllov dhe “Shëtitja e tij në kohën e perëndimit të diellit”, fotografuar gjatë vitit 2019. Banuesi i qytetit Plovdiv është një fotograf amator më shumë se 20 vjet dhe tanimë është i njohur mirë nga adhuruesit e artit fotografik tek ne. Një krijim i tij përpara ca kohe shkaktoi një interes të madh në rrjetin social, me qenë se paraqet një moment të bukur të një stuhie në Dubai, kurse në kuadër është regjistruar pikërisht momenti, në të cilin një vetëtimë godet godinën më të lartë në botë Burj Khalifa /Dubai/.
Me “Shëtitjen në kohën e perëndimit të diellit” dalluar nga juria në konkursin “Drejtimet”, Minko Mihajllov prezanton një fotografi të siluetave, në të cilën shikohet ura U Bein Bridge në Mianmar –(Birmani), që kalon përmes liqenit Taungthaman. Dhe sot e kësaj dite pajisja e gjatë 1200 metra është lidhja bazë e banuesve vendas nga të dyja anët e rezervuarit.
“Unë u mundova thjesht të kap një moment të njerëzve kalimtar ose aspirues. Çdo një njeri është i përshpejtuar ose i gllabëruar në vetvete, i nisur për diku - secili e ndjek drejtimin e vet. Fotografia është prej siluete. Unë shumë shpesh e përdor këtë teknikë. E le imagjinatën njerëzore të zhvillohet. Ne nuk e dimë se pikërisht ku shkojnë këta njerëz, mbase janë motër e vëlla, mund të jenë nënë e bir ose dhe shokë. Në këtë mënyrë njeriu vet mund ta përfundojë historinë, kurse ura, e cila shihet në kuadër - kolona dru tik, është pjesë nga ura më e gjatë prej druri në botë. Kjo pemë përdoret, sepse është rezistuese ndaj ndikimeve atmosferike. Prej këtij druri kanë ndërtuar madje dhe pallatin mbretëror në këtë qytet. Bën përshtypje se kur është aty, njeriu menjëherë marr një frymëzim për fotografi, aq më tepër se, ne qemë në perëndim të diellit dhe zakonisht në kuadrot e perëndimit të diellit ka ngjyrë, magji, gjendje shpirtërore”.
Sipas fjalëve të fotografit të talentuar, në Azinë Juglindore pasioni ndaj fotografisë ndizet edhe më shumë për shkak të banuesve vendas, sepse në kundërshtim të traditave evropiane, aziatikët me një kënaqësi qëndrojnë përpara objektivit të njerëzve të panjohur. Kjo është shumë e rëndësishme, thotë Minko Mihajllov , sepse në qoftë se ndonjë nuk ka dëshirë, ai në asnjë rast nuk duhet të fotografohet. “Kjo lë një ndjenjë të keqe.
Fotos: culture-mfa.bg
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..