4
Deri më 22 shtator kryeqytetasit si dhe miqtë e qytetit mund të vizitojnë ekspozitën “Sofja e Egër”, e cila prezanton larminë biologjike në kryeqytet.
Ekspozita është e krijuar prej fotografive dhe pikturave të kafshëve dhe shpendëve, të cilët bashkëjetojnë me sofjanasit. Fokusi është i drejtuar më tepër ndaj botës shtazore, e cila mbetet gjithmonë në anë nga vështrimi dhe vëmendja e njeriut të përshpejtuar në qytet. Janë përfshirë si kafshë të njohura të egra, kështu dhe të tilla, për të cilat është vështirë të mund të përfytyrojmë, se jetojnë bashkë me ne.
Ekspozita e pazakonshme është e paraqitur në sallën e ekspozimit “Kulla trekëndëshe Serdika”, një filial i Muzeut Regjional Historik -Sofja dhe organizohet nga platforma Facebook “Sofja e egër” duke u respektuar të gjitha masat kundra epidemiologjike.
Foto: Muzeu Historik Regjional - Sofja
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..