Cvetana Pironkova po vazhdon përpara në Nju Jork në Kampionatin e Hapur të Tenisit në SHBA. Bullgarja, për të cilën ky është turneu i parë pas një mungese prej mbi 3 vitesh, fitoi kundër Garbinje Mugurisa (Nr. 10) nga Spanja. Kështu bullgarja 32 vjeçare nga Plovdivi regjistroi fitoren e saj të dytë në tenisin profesional që pas korrikut 2017, kur mori pjesë për herë të fundit në Wimbledon”. Pas kësaj ajo mjekonte një traumë dhe ndërkaq lindi djalin e saj të parë.
Në raundin e tretë të turneut bullgarja do të ndeshet me kroaten Donna Vekic.
Në raundin e dytë të edicionit të sivjetshëm të US Open bullgari Grigor Dimitrov humbi nga hungarezi Marton Fucsovics dhe largohet nga turneu.Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..