Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva nguli këmbë për rifillimin sa më të shpejtë të punës së Komisionit të Përzier Multidisiplinar në kuadrin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë e Veriut. Në një bisedë telefonike me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani Zaharieva insistoi për zbatimin e tërësishëm të Traktatit të nënshkruar në Shkup para tre vitesh, bënë të ditur reporterët e BNR-së. Puna e Komisionit ishte bllokuar nga kundërshtimet për Goce Dellçevin, më vonë edhe nga thirrja e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.
Zaharieva dhe Bujari kanë shqyrtuar edhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në kuadrin e Presidencës së përbashkët të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor gjatë muajit nëntor në Sofje.Prof. Vili Lilkov dhe avokati Petër Sllavov paralajmëruan Këshillin për Mediat Elektronike për transmetimin e paligjshëm të filmit me seri të vitit 1969 “Në çdo kilometër”, raporton faqja e Shoqatës së Gazetarëve Bullgarë (sbj-bg.eu). Në një letër..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes si të vendeve të Evropës Juglindore, ashtu edhe të Bashkimit Evropian, dhe meriton vlerësim e..
Restoratorët dhe hotelierët, të cilët do të presin klientë në natën e Vitit të Ri, paralajmërojnë se janë seriozisht të shqetësuar për mënyrën se si do të kryhen pagesat dhe raportimi i të ardhurave. Deri në orën 24:00 ata duhet të pranojnë pagesa..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..