Ndër fushat pjellore të Dobruxhës turistët bien në një parajsë të vërtetë. Parku ekologjik “Geranea” është i vendosur në një sipërfaqe prej 7 mijë hektarësh në disa kilometra nga vendpushimet detare “Allbena” dhe “Zllatni pjasëci” dhe në 35 kilometra nga qyteti Varna.
Vendi magjeps me bukurinë e vet të egër në çdo kohë të vitit. Për shkak të afërsisë së madhe me detin klima këtu është e butë, kurse shtresë dëbore mbetet shumë rrallë. Miq nga vendi dhe nga jashtë shkojnë në park, që të mund të takohen “sy më sy” me kafshët tipike për këtë vend dhe mjedis si derri i egër, dreri i vjeshtës, sorkadhe, dhi kamerunase, lepuj, fazanë, thëllëza dhe shpendë të tjera të ndryshme grabitqare.
Në park janë ndërtuar 7 kulla. Prej tyre turistët mund të vërejnë në një distancë të parrezikshme kafshët, të cilat lëvizin lirshëm në një mjedis të natyrshëm. Kurse për ata të cilët i pëlqejnë shëtitjet mes natyrës janë krijuar disa shtigje ekologjike me gazebos dhe stola.
Akoma trakët e lashtë kanë qenë të magjepsur nga kjo krahinë. E kanë quajtur “Lugina e pranverës” për shkak të klimës së butë dhe të natyrës gjithmonë të gjelbër. Më vonë romakët i kanë dhënë emrin “Geranium”, që në përkthim do të thotë shëndet.
Mund të mësoni më shumë për këtë skaj të paprekur nga qytetërimi duke lexuar publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë: “Parku ekologjik me kafshë të egra pret miq në Dobruxha”
Foto: Facebook / geraneaMë 20 korrik (sipas stilit të ri) Kisha Ortodokse Bullgare nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Populli ynë e quan festën Ilinden dhe tregon legjendën e mëposhtme: Kur Zoti po shpërndante botën, Shën Ilias iu dha "bubullimat e verës". Për të..
Dashnorët e tundimeve të ëmbla e lidhin qytetin e Ruses me magjinë e çokollatës dhe arrave të quajtur torta Garash. Më 13 shtator, në qytetin e Danubitdo të zhvillohet një festë e veçantë kushtuar ëmbëlsirës, dhe tashmë është e qartë se si do..
Më 18 korrik, 188-vjetori i lindjes së Vasill Levski do të festohet me manifestime të ndryshme nderimi në mbarë vendin për heroin e madh kombëtar bullgar. Qendra e festimeve është qyteti i lindjes së Apostullit të Lirisë - Karllovo. Në mbrëmje, në..