Ndër fushat pjellore të Dobruxhës turistët bien në një parajsë të vërtetë. Parku ekologjik “Geranea” është i vendosur në një sipërfaqe prej 7 mijë hektarësh në disa kilometra nga vendpushimet detare “Allbena” dhe “Zllatni pjasëci” dhe në 35 kilometra nga qyteti Varna.
Vendi magjeps me bukurinë e vet të egër në çdo kohë të vitit. Për shkak të afërsisë së madhe me detin klima këtu është e butë, kurse shtresë dëbore mbetet shumë rrallë. Miq nga vendi dhe nga jashtë shkojnë në park, që të mund të takohen “sy më sy” me kafshët tipike për këtë vend dhe mjedis si derri i egër, dreri i vjeshtës, sorkadhe, dhi kamerunase, lepuj, fazanë, thëllëza dhe shpendë të tjera të ndryshme grabitqare.
Në park janë ndërtuar 7 kulla. Prej tyre turistët mund të vërejnë në një distancë të parrezikshme kafshët, të cilat lëvizin lirshëm në një mjedis të natyrshëm. Kurse për ata të cilët i pëlqejnë shëtitjet mes natyrës janë krijuar disa shtigje ekologjike me gazebos dhe stola.
Akoma trakët e lashtë kanë qenë të magjepsur nga kjo krahinë. E kanë quajtur “Lugina e pranverës” për shkak të klimës së butë dhe të natyrës gjithmonë të gjelbër. Më vonë romakët i kanë dhënë emrin “Geranium”, që në përkthim do të thotë shëndet.
Mund të mësoni më shumë për këtë skaj të paprekur nga qytetërimi duke lexuar publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë: “Parku ekologjik me kafshë të egra pret miq në Dobruxha”
Foto: Facebook / geraneaTrupat tokësore në Bullgari po shënojnë festën e tyre ushtarake. Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, theksohet se më 19 nëntori mbushen 139 vjet nga fitorja e lavdishme në Slivnica dhe 146 vjet nga krijimi i forcave tokësore bullgare. Kjo..
Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar. Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë..
“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..