Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e tre motrave Besa, Shpresa dhe Dashuria dhe të nënës së tyre Sofia, të cilat vdesin për shkak të besimit të tyre në fenë e krishtere gjatë vitit 126 gjatë kohës së perandorit romak Adrian.
Sofia do të thotë Mençuri, me fjalë të tjera Urtësia dhe mençuria e Zotit, me të cilën është emërtuar dëshmorja e shenjtë. Prandaj dhe vajzat e saj mbajnë emrat e fryteve bazë të Shpirtit - besimi, shpresa dhe dashuria.
17 shtatori është zgjedhur gjithashtu festë e qytetit Sofja me vendim të Këshillit të Bashkisë së Kryeqytetit nga data 25 mars 1992. Sipas urdhëresës bashkiake për simbolet dhe dallimet, të miratuar agjatë vitit 2007, në Ditën e Sofjes mbahet seanca solemne e parlamentit të qytetit, kurse në të u jepen çmime veprimtarëve shoqërorë me kontribut për lartësimin shpirtëror dhe përhapjen e kulturës në kryeqytet.
Çdo vit më 17 shtator në afërsi me Bazilikën “Shën Sofia” zhvillohet një ceremoni festive, shërbehet dhe një liturgji festive.
Është interesante të shënohet se shpesh bëhet gabim, kur mendohet se kishat me emrin Shën Sofia (për shembull këto në kryeqytetin bullgar dhe në Stamboll) të cilët janë të ngritura për nderim dhe lavdi të Birit të Zotit, janë emërtuar jo Atij, por shenjtores Sofia. Por, në fakt, Urtësia e Zotit është një nga pseudonimet e Jezu Krishtit. Sipas fjalëve të zëvendës kryetarit të bashkisë së kryeqytetit docent, doktor Todor Çobanov, i cili është dhe pedagog universitar, Krishti është Llogosi, pra Fjala e Zotit, e mishëruar në mishin dhe trupin njerëzor. Dhe Krishti-Urtësi, është emri i kryeqytetit. Prandaj dhe kisha më e vjetër ortodokse në kryeqytetin e sotëm “Shën Sofia” e ka marrë si festë e vet - Ungjillëzimin e Hyjlindëses Mari 25 marsin.
Më shumë për historinë e qytetit i cili mban emrin Sofja, si dhe për disa nga kureshtjet e tij më të mëdha, lexoni KËTU.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, BGNES
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..