Dhjetëra zanatçinj, artistë cirku, muzikantë dhe prodhues të ushqimeve ekologjikisht të pastra marrin pjesë në edicionin e dhjetë të festës “Një natë në Çarshinë e Samovodenes” dhe në Festivalin e Zanateve në Veliko Tërnovo. Aktivitetet hapen sot dhe janë pjesë e programit për festimet e përvjetorit të 112 të shpalljes së Pavarësisë. “Na presin gjashtë ditë dhe mbrëmje të mrekullueshme me koncerte, demonstrata cirku, punë në punishtet e mjeshtërve. Do të organizohet dhe një treg i mallrave të zanatçinjve dhe i ushqimeve”, tha për BNR Nelina Cërova nga Bashkia e Veliko Tërnovos.
Posaçërisht për festën Çarshia e Samovodenes është dekoruar me 320 balona me ngjyra më të ndryshme.Një punëtori e veçantë artizanale për enë qeramike me stil mbretëror, të përdorura nga familjet e pasanikëve gjatë periudhës së Perandorisë së Dytë Bullgare (shek. XII – XIV), ndodhet në qytetin tonë historik Veliko Tërnovo . Atelieja është afër..
Ansambli përfaqësues i vallëzimit “Orfeu”, pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin bullgar Kërxhali, do të përfaqësojë qytetin e Rodopeve dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “I Porsalindur” që zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës,..
Një album që përmbledh kostume tradicionale nga shtatë rajone të Vllahisë në Rumani u prezantua në ambientet e Muzeut të Qarkut Giurgiu.Në katalogun, të quajtur "Koleksioni Etnografik i Muzeut "Teohari Antonescu" në Giurgiu - Kostume Popullore dhe..