Dhjetëra zanatçinj, artistë cirku, muzikantë dhe prodhues të ushqimeve ekologjikisht të pastra marrin pjesë në edicionin e dhjetë të festës “Një natë në Çarshinë e Samovodenes” dhe në Festivalin e Zanateve në Veliko Tërnovo. Aktivitetet hapen sot dhe janë pjesë e programit për festimet e përvjetorit të 112 të shpalljes së Pavarësisë. “Na presin gjashtë ditë dhe mbrëmje të mrekullueshme me koncerte, demonstrata cirku, punë në punishtet e mjeshtërve. Do të organizohet dhe një treg i mallrave të zanatçinjve dhe i ushqimeve”, tha për BNR Nelina Cërova nga Bashkia e Veliko Tërnovos.
Posaçërisht për festën Çarshia e Samovodenes është dekoruar me 320 balona me ngjyra më të ndryshme.Fshati piktoresk i Gabrovos, Iglika, i shndërron rrugët dhe oborret e tij në një shesh të madh ekspozitash në ajër të hapur. Nga 1 deri më 3 gusht, "Iglika Kilim Fest" paraqet një koleksion mbresëlënës prej gati 900 qilimash autentikë të..
Çdo njeri në vendin tonë ka dëgjuar që në fëmijëri histori të frikshme për vampirë të rrezikshëm. Sot i njohim më së shumti përmes mënyrës se si i paraqesin autorët e romaneve dhe sidomos titujt e famshëm në kinematografi. Megjithatë, nuk duhet të..
Vëlingradi fton përsëri këtë vit të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar të vallzojnë në valle pranë burimeve të famshme minerale të qytetit. Më 12 dhe 13 korrik, sheshi qendror i Vëlingradit do të mbushet me tingujt e daulles dhe gajdes gjatë ngjarjes..