Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari – Dita e 195

Foto: arkiv

Zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme epidemike deri në fund të nëntorit propozoi Kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë

Kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë doc. Angell Kunçev i ka propozuar Këshillit të Ministrave për ta zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme epidemike deri në fund të nëntorit.

Sipas Kunçevit kjo është e domosdoshme për shkak të rritjes së sëmundshmërisë në Evropë, por nuk do të aplikohen masa të reja kundërpeidemike, transmetoi BNR.

Kjo që po presim nuk është aspak optimiste për tri shkaqe – fillimi i vitit shkollor, vala e infektimit në Evropën Jugore dhe përzierja eventuale me viruse të reja gjatë një-dy muajve në vijim. Prandaj do të jetë më mirë nëse qeveria e zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të nëntorit, propozon Kunçev.

Sipas pulmologut dr. Aleksandër Simidçiev numri i të sëmurëve me Covid-19 do të rritet

“Shkollat do ta përhapin koronavirusin, por nuk do të jenë inkubator”, tha për televizionin “Nova” dr. Aleksandër Simidçiev. Sipas pulmologut nuk do të ketë nxënës në gjendje të rëndë shëndetësore, sepse ata janë në grupin e më pak të rrezikuarve, por kjo nuk u përket pedagogëve.

Sipas tij numri i të infektuarve me koronavirus do të rritet për shkak të njerëzve të shumtë që janë në kontakt.

Dr. Simidçiev nënvizoi se fëmijët duhet të përdorin mjete mbrojtëse, që të ruajnë të afërmit e tyre më të moshuar, duke shtuar se maskat nuk janë të dëmshme.

Teste për Covid-19 në kushte shtëpiake do të shiten në farmaci

“Gjatë 24 orëve të para nuk mund të kuptohet nëse fëmija është i infektuar me koronavirus, ose ka grip, prandaj ai duhet të izolohet”, deklaroi për BNR prof. Iva Hristova – zëvendësdrejtoreshë e Qendrës për Sëmundje Ngjitëse dhe Parazitare. Ajo tha gjithashtu se tashmë janë përpunuar teste, të cilat mund ta diferencojë virusin shpejtë në kushte shtëpiake. Këtë vjeshtë ato do të përhapen në treg me çmim 10 leva (5 euro).

“Këto teste janë më të shpejta dhe të sigurta në krahasim me të ashtuquajturat “teste të shpejta”, tha gjithashtu prof. Iva Hristova. Sipas fjalëve saj ata të cilët tashmë kanë qenë të sëmurë nga koronavirusi kanë antitrupa në organizëm dhe në rast një infektimi tjetër do të kenë më pak simptoma, përfshi këtu edhe fëmijët.

154 të infektuar me koronavirus

Nga 5856 PCR teste të bëra gjatë 24 orëve të fundit 2.6% janë pozitive, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. 154 veta janë infektuar me koronavirus, 150 janë të shëruarit, ndërsa 10 kanë vdekur. Pacientët në spital janë 740, por numri i të vendosurve në repartet intensive po vazhdon të ulet dhe sot ata janë 37.

Më shumë raste janë konstatuar në Sofje – 47, në Bllagoevgrad – 29 dhe në Stara Zagora – 10.

Deri në fund të vitit do të ketë plan kombëtar për mjetet nga BE-ja

Deri në fund të vitit, ose në fillim të vitit tjetër vendi ynë do të propozojë një plan kombëtar për absorbimin e resurseve nga Bashkimi Evropian për përballimin e pasojave shëndetësore dhe ekonomike nga Covid-19. “Shuma prej 30 mlrd eurosh është relative dhe që të përvetësohet ka nevojë për një plan serioz veprimi”, deklaroi Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev gjatë kontrollit parlamentar.

Mirëpo Partia Socialiste Bullgare (BSP) shprehu dyshime se qeveria mund të garantojë përdorimin e ndershëm të mjeteve evropiane. Sipas deputetit nga opozita Krum Zarkov humbja e besimit ndaj kabinetit do të jetë problem në përvetësimin e mjeteve për ristrukturimin e ekonomisë sonë dhe për përballimin e pasojave nga kriza e rëndë me koronavirusin.

Dy bullgarë patentuan një shpikje për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Dy elektroteknikë nga Veliko Tërnovo morën patentë për një shpikje që mund të aplikohet në luftimin e koronavirusit. Petko Gançev dhe Marin Mleçenkov kanë regjistruar në dikasterin e patentave një pajisje të quajtur llambë me energji induktive për marrjen e dritës ultraviolet dhe të ozonit në zgavrën e gojës për të vrarë viruset dhe bakteret. Pajisja mund të jetë efektive midis 7 dhe 10 ditëve pas infektimit, si dhe të parandalojë infeksionin në të njëjtën periudhë pas përdorimit parandalues, vënë në dukje shpikësit.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski

Deljan Peevski do të formojë një kabinet nëse i jepet mundësia

Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..

botuar më 24-11-28 4.16.MD
Bojko Borisov

Nuk ka asnjë shans që GERB-SDS, PP-DB dhe ITN të formojnë kabinetin

Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..

botuar më 24-11-28 2.29.MD

Nga “Bullgaria Demokratike” ofruan mbështetje për kandidaturën e Sillvi Kirillov

Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..

botuar më 24-11-28 1.44.MD