“Bullgaria aspak nuk është shtet i varfër” – kështu eksperti i financave Dino Dion iu përgjigj në platformën amerikane "Quora" pyetjes “Pse shtete si Bullgaria dhe Rumania janë kaq të varfra pas rënies së komunizmit? Dion shënon se 95% e bullgarëve kanë pronësi private, ndërsa vetëm 59% e amerikanëve kanë pronë të vet. Eksperti vë në dukje edhe përparësi të tjera, përfshi këtu shëndetësinë falas, ndihmat sociale dhe tatimet e ulëta, njofton agjencia BGNES.
Dino Dion ka lindur në Plovdiv të Bullgarisë Jugore dhe ka prejardhje greke. Gjatë viteve 90 ka emigruar në Perëndim. Nuk jam dakord kur në Amerikë e krahasojnë Bullgarinë me shtetet e botës së tretë. Në Evropë nuk ka “botë të tretë”. Evropa Lindore nuk është një vend i egër, ku nuk ka rrymë elektrike dhe kanalizim. Por bullgarët kanë faj për imazhin e tyre negativ jashtë, është i mendimit Dion. Bullgarët kanë PR dhe marketing të keq, shton eksperti i financave.Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..