“Bullgaria aspak nuk është shtet i varfër” – kështu eksperti i financave Dino Dion iu përgjigj në platformën amerikane "Quora" pyetjes “Pse shtete si Bullgaria dhe Rumania janë kaq të varfra pas rënies së komunizmit? Dion shënon se 95% e bullgarëve kanë pronësi private, ndërsa vetëm 59% e amerikanëve kanë pronë të vet. Eksperti vë në dukje edhe përparësi të tjera, përfshi këtu shëndetësinë falas, ndihmat sociale dhe tatimet e ulëta, njofton agjencia BGNES.
Dino Dion ka lindur në Plovdiv të Bullgarisë Jugore dhe ka prejardhje greke. Gjatë viteve 90 ka emigruar në Perëndim. Nuk jam dakord kur në Amerikë e krahasojnë Bullgarinë me shtetet e botës së tretë. Në Evropë nuk ka “botë të tretë”. Evropa Lindore nuk është një vend i egër, ku nuk ka rrymë elektrike dhe kanalizim. Por bullgarët kanë faj për imazhin e tyre negativ jashtë, është i mendimit Dion. Bullgarët kanë PR dhe marketing të keq, shton eksperti i financave.Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..