Lëvizja kombëtare “Rusofilët” zhvilloi një mbledhje të përbashkët, në të cilën u miratua një strategji e re deri në vitin 2024, transmetoi TASS. Përveç krijimit të një organizate ndërkombëtare rusofile rusofilët bullgarë janë duke shqyrtuar edhe krijimin e një projekti partiak-politik.
Nikollaj Malinov u rizgjodh kryetar. Sipas fjalëve të tij vitin e kaluar janë arrestuar 16 aktivistë të tyre. Prokuroria ka kontrolluar të gjitha 240 strukturat e tyre, të cilat bashkojnë 35 000 anëtarë.
Rusofilizmi kulturor nuk mund të jetë as i majtë, as i djathtë, as liberal. Prandaj sipas studimeve të ndryshme sociologjike rreth 80% prej bullgarëve deklarojnë se janë rusofilë, thotë Malinov.
Duke i komentuar protestat antiqeveritare me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev, lideri vuri në dukje se anëtarët e tyre nuk dalin në rrugë dhe nuk marrin pjesë në aksione të tilla. Mirëpo, pikërisht Prokuroria, e cila gjatë muajit korrik hyri në Administratën e Presidentit për të bërë bastisje, është shkaku për protestat në masë.
Sipas Malinovit populli ka parë se gjatë demokracisë nuk ka marrë liri, por e ka humbur, transmetoi BGNES.Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..