Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë


Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa i përket sigurisë së perceptuar dhe besimit në institucionet e zbatimit të ligjit.

Kosova mori 94 pikë nga 100 të mundshme në Indeksin e Ligjit dhe Rendit. Ajo renditet pas Taxhikistanit (97 pikë) dhe Singaporit (95 pikë). Kjo e bën Kosovën vendin më të sigurt në Evropë. Sipas këtij treguesi, vendi është përpara vendeve si Islanda, Norvegjia, Austria dhe Zvicra, njoftoi policia e Kosovës. Raporti tregon se 89% e qytetarëve të Kosovës ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën në zonën ku jetojnë, raporton BGNES.

Rezultati i mirë në renditje nuk e pengon misionin evropian të sundimit të ligjit EULEX të njoftojë se do të vendosë xhandarmëri shtesë në Kosovë për zgjedhjet lokale më 12 tetor, shkruan koha.net.

Shqipëria shkarkon zëvendësministrin e brendshëm për pirje duhani në një bar

Albana Koçiu dhe Andi Mahila

Ministrja e Brendshme e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka shkarkuar Zëvendësministrin Andi Mahila pas publikimit të një fotografie ku ai shihet duke pirë duhan në një lokal. Lajmi u raportua nga shqiptarja.com, na informon Agjencia Telegrafike Bullgare /BTA/. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu deklaroi se, pasi ka marrë raportin përkatës, ka kryer verifikimet e nevojshme dhe ka informuar zëvendësministrin për vendimin e shkarkimit.

"Kushdo mund të bëjë një gabim të paqëllimshëm dhe të kapet, por pirja e cigareve në një vend nuk është një gabim i paqëllimshëm, por një shkelje e ligjit, e cila nuk mund të justifikohet. Aq më tepër për kreun e një institucioni si Ministria e Brendshme", tha Koçiu.

Ajo shton se ka marrë fotografinë nga një shqiptar që jeton në Nju Jork, i cili, së bashku me familjen e tij, ka shprehur shqetësimin se Zëvendësministri i Brendshëm po e shkel ligjin.

Rumania vazhdon politikën e uljes së butë të deficitit buxhetor

Ilie Bolojan

Rumania duhet ta mbyllë vitin me një deficit buxhetor prej 8.4%, nga 9.3% në fund të vitit 2024. Kjo është dakorduar me BE-në, njoftoi kryeministri Ilie Bolojan. Gjatë vizitës së tij në Bruksel më 22 shtator, Bolojan bisedoi me Komisionerin Evropian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis, dhe me atë për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, si dhe me Zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian Roxana Mînzatu, raportoi AGERPRES.

U ra dakord që deficiti buxhetor të jetë rreth 159 miliardë lei, ose 32 miliardë euro. Nëse Bukureshti e përmbush këtë objektiv, vitin e ardhshëm mund t'i afrohet një deficiti prej pak mbi 6% të PBB-së. Në këtë mënyrë, vendi do të hyjë në një "trajektore normale", tha Bolojan.

"Ne do të vazhdojmë me zbatimin e reformave. Ato duhet të çojnë në uljen e kostove dhe në një shtet më efikas, si dhe në ruajtjen e stabilitetit politik", theksoi gjithashtu Kryeministri.

Serbia propozon legalizim masiv të miliona ndërtesave


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi se qeveria do të lehtësojë legalizimin e ndërtesave të paligjshme. Masa prek 4.8 milion ndërtesa, raportoi n1info.rs. Legalizimi i rreth 70% të godinave do të kushtojë vetëm nja 100 euro. "Njerëzit nuk mund t'i hipotekojnë këto ndërtesa, t'i përdorin si kolateral, t'i shesin ose t'i transferojnë ligjërisht. Shpesh, nuk paguhentaksa për to, gjë që i sjell humbje shtetit", shpjegoi Vuçiç.

Procedura e re do t'u lejojë pronarëve të paraqesin një aplikim elektronik, pas së cilës pronat e tyre do të legalizohen brenda 60 ditëve. Vuçiç tha se tarifat më të larta - nga rreth 1000 euro, do të jenë për legalizimin e pronave luksoze.

Sipas vëzhguesve të cituar nga media, për shkak të protestave antiqeveritare, Vuçiç po përdor një sërë vendimesh populiste, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe pagave shtetërore.

Turqia dëshiron të mbrojë markën "döner kebab" në Evropë, BE është kundër kësaj


BE synon të refuzojë kërkesën e Turqisë për status të mbrojtur për döner kebab-in. Kjo u raportua nga burime të Komisionit Evropian, të cituara nga turkiyetoday.com. Shoqata turke e prodhuesve të döner-it (UDOFED) këmbëngul për të marrë të drejtat ekskluzive për markën "döner kebab", si dhe që evropianët të ndjekin në mënyrë strikte recetat turke ose të riemërtojnë produktin e tyre.

"Kjo do të thoshte fundin e 95% të döner kebabëve që shiten aktualisht në Gjermani", bëri të ditur Shoqata Gjermane e Prodhuesve të Döner Kebabëve.

Receta klasike që Turqia dëshiron të mbrojë përfshin mish të prodhuar posaçërisht - hallall, oriz, domate dhe speca djegës të marinuar në një bukë pite. Qebapi Döner në Evropë zakonisht përfshin lakër ose sallatë jeshile, shumë salca, përfshirë hudhrën, dhe mbështillet me një bukë të hollë, të ashtuquajturin “lavash”.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: presshouse.ro, panorama.com.al, euronews, atlantiku.com, dunya.com


Më shumë nga rubrika

Raja Nazarjan

Kryetari i Parlamentit do të ndërrohet çdo 10 muaj

Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..

botuar më 25-10-29 5.08.MD
Natalija Kisellova u tërhoq nga posti i kryetares së Parlamentit

Kryetarja e Parlamentit nga BSP ia dorëzoi postin zëvendëskryetares nga GERB

Paraqita  një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..

botuar më 25-10-29 11.05.PD

Qeveritarët ranë dakord për rotacionin e kryetarit të parlamentit

Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor. Vendosja e një kryesimi i rotacionit të Kuvendit Popullor do të firmoset të mërkurën, më 29..

botuar më 25-10-28 3.26.MD