Data 22 shtator 1908 është shkruar me shkronja të arta në historinë tonë të re. Kjo është Dita e Pavarësisë së Bullgarisë, e shpallur solemnisht në kishën “40 martirët e Shenjtë” në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo. Kjo ditë nuk përmendet në këngët tona, nuk tregohen legjenda për heronjtë e Pavarësisë, por fakti se këtë ditë Bullgaria është bërë shtet i pavarur dhe është e njohur krahas shteteve të tjera në Evropë i bashkon bullgarët dhe u jep forcën për të parë të ardhmen me besim.
Sot, kudo në botë ku ka madje shumë pak bullgarë, jo vetëm festat tona, por vetëm përmendja e emrit të Bullgarisë shkakton ndjenja patriotike. Tema për migracionin po vazhdon të jetë e dhimbshme për vendin tonë. Shumë bashkatdhetarë tanët shkojnë për të punuar jashtë të tërhequr nga mundësia për të ardhura më të larta dhe një jetë më të mirë. Është e trishtuar se nga Bullgaria largohen kryesisht njerëz të rinj, por është bukur se shumë prej tyre nuk e ndërpresin lidhjen me Bullgarinë. Këtë e ripohojnë shkollat bullgare të fundjavës (shkollat e së dielës) në botë, numri i të cilave po vazhdon të rritet dhe tashmë arriti 335. Gjatë disa viteve të fundit u rrit konsiderueshëm edhe numri i organizatave dhe klubeve të bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit.
“Ndihemi shtetas evropianë, por kur bëhet fjalë për Bullgarinë të gjithë ndiejmë një emocion shumë të fortë” – tha para pak kohe në një intervistë për Radio Bullgarinë Mimi Niçeva, drejtoreshë e një prej shkollave të fundjavës në Athinë.
Shkolla më e vjetër shtetërore për bullgarët jashtë shtetit, e cila ekziston mbi 70 vjet, gjendet në kryeqytetin çek dhe e ka emrin “Dr. Petër Beron”. Në shkollë ka nxënës nga klasa e parë e gjer te klasa e dymbëdhjetë dhe vizitohet nga shumë bullgarë. Kjo është shkas për krenari ndër bashkësinë bullgare atje, ndërsa motoja e shkollës është “Vatra bullgare në zemrën e Evropës”. Nxënësit nga shkolla “Dr. Petër Beron” kremtojnë të gjitha festat bullgare. Mirëpo festa e sivjetshme kushtuar 22 shtatorit do të shënohet pa prani fizike për shkak të mbylljes në masë të shkollave në Çeki, si një masë kundër përhapjes së koronavirusit.
“Si një institucion shkollor ne e mirëmbajmë ndjenjën patriotike ndër bullgarët, por nuk mund të përgjigjem për bashkatdhetarët tanë të tjerë, të cilët janë jashtë institucionit” – thotë Maria Nosikova, drejtoreshë e shkollës bullgare në Pragë. Ajo jep edhe shembuj jo shumë patriotikë të bullgarëve:
“Nganjëherë hasem me bullgarë jashtë shtetit, të cilët e valëvitin flamurin bullgar në një mënyrë tepër demonstrative, por kur bëhet fjalë për punë reale në dobi të shkollës, atëherë ata mungojnë, megjithëse mund të jenë shumë të dobishëm, me punën e tyre, ose madje me ndonjë përkrahje morale ndaj nxënësve. Por njerëzit jemi të ndryshëm, nuk mund të flasim në një mënyrë për të gjithë bullgarët. Ne, si institucion, bashkëpunojmë me Institutin Kulturor Bullgar këtu, me Ambasadën e Bullgarisë jemi në një sinkron të plotë dhe e kemi përkrahjen e tyre. Shpeshherë nxënësit tanë, megjithëse e mbarojnë në Pragë arsimin e tyre të mesëm, preferojnë të bëjnë studime në universitetet bullgare. Kjo tregon se lidhja me Bullgarinë është shumë e fortë. Duhet t’ju sigurojë se kjo lidhje këtu, në shtetin e huaj, është më e fortë sesa në atdhe. Ka nostalgji, sidomos tek fëmijët, kur afrojnë pushimet, ata i presim me padurim që të kthehen në Bullgari. Kanë dëshirë të madhe të takohen me miqtë dhe të afërmit. Kjo është shumë mallëngjyese për ne – mësuesit jashtë."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..