10 janë finalistët në fushatën kombëtare “Iluministi i Vitit”, organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR). Tashmë 7 vjet nëpërmjet votimit caktohen njerëzit, të cilët sot na inspirojnë, krijojnë ndryshimin dhe bëjnë të mira. Juria i zgjodhi finalistët ndër 117 nominime në fushatën e sivjetshme. Tradicionalisht nuk konkurrojnë politikanë, protestues, ose gazetarë.
Votimi i publikut për fituesin është gjatë muajit tetor. Kush është “Iluministi i Vitit 2020” sipas traditës do të shpallet më 1 nëntor – festa e iluministëve bullgarë.
Më shumë hollësi për 10 iluministët mund të lexoni KËTU.Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..