10 janë finalistët në fushatën kombëtare “Iluministi i Vitit”, organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR). Tashmë 7 vjet nëpërmjet votimit caktohen njerëzit, të cilët sot na inspirojnë, krijojnë ndryshimin dhe bëjnë të mira. Juria i zgjodhi finalistët ndër 117 nominime në fushatën e sivjetshme. Tradicionalisht nuk konkurrojnë politikanë, protestues, ose gazetarë.
Votimi i publikut për fituesin është gjatë muajit tetor. Kush është “Iluministi i Vitit 2020” sipas traditës do të shpallet më 1 nëntor – festa e iluministëve bullgarë.
Më shumë hollësi për 10 iluministët mund të lexoni KËTU.Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/. Ishte në këtë qytet italian që këngëtari ynë i shquar i operës jetoi dhe punoi nga..
Në ekspozitën e tij të re, Nikollaj Buzov ndjek parimet e artit kaligrafik, duke paraqitur një harmoni simbolesh dhe shenjash abstrakte. Kanavacat piktoreske nxjerrin në pah lehtësinë dhe lirinë me të cilën artisti krijon strukturat e tij gjeometrike...
Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të Bullgarisë. Krijues dhe frymëzues i nismës “Krijuesi i vitit” është Nikollaj Trajkov, i cili ishte i ftuar..