Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare e hap sezonin e vet të ri më 25 shtator me një koncert në sallën “Bëllgaria” nën shkopin e dirigjentit Mark Kadin, dirigjenti kryesor i ansamblit.
Në pjesën e parë, në Koncertin numër 3 për Piano dhe Orkestër nga Bethoveni solist është pianisti i ri ukrainas Dmitry Choni- fitues në konkurse prestigjioze ndërkombëtare, mes të cilave “Busons”( në Itali gjatë vitit 2017). Në pjesën e dytë simfonikët e radios do të ekzekutojnë Simfoninë numër 100 nga Haydn, të quajtur “Ushtarake”, si dhe veprën „Timber & Steel” (“ Dru dhe çelik”) nga Dobrinka Tabakova, e cila shpjegon: “Vepra është e porositur nga BBC në lidhje me 150 vjetorin nga lindja e Sir Henry Wood, bashkëthemelues i festivalit më të madh për muzikë klasike në Angli - BBS Proms emblematik.” Premiera është zhvilluar në fund të muajit gusht gjatë vitit 2019, në kuadrin e BBS Proms , në ekzekutim të BBS Concert Orchestra me dirigjentin Bramwell Tovey. Në Sofje do të zhvillohet premiera bullgare e “Dru dhe çelik”.
Le të rikujtojmë se, Dobrinka Tabakova është mes krijuesve më të rinj dhe të spikatur në skenën bashkëkohore.
Ajo ka lindur në qytetin Plovdiv, por familja e saj transferohet për të jetuar në Londër gjatë vitit 1991 dhe aty zhvillohet karriera e bashkatdhetares sonë. Ajo ka mbaruar studimet në Royal Academy of Music Junior Department në Londër dhe Guildhall School of Music & Drama. Ka mbrojtur doktoranturë për kompozim në King's College në Londër. Krijimet e saj interpretohen nëpër të gjithë botën. Albumi i saj i parë prej autori „String Paths”, i nxjerrë nga ECM Records, është i nominuar për çmimin “Grammy” në kategorinë “Albumi më i mirë klasik”. Ajo është një kompozitore rezidente e orkestrës së BBS që nga viti 2018.
Programi për stinën e re të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare përfshin akoma një sërë premierash, kurse instrumentistët dhe dirigjenti kryesor premtojnë tituj intrigues, premiera, perla nga muzika bullgare dhe kryevepra botërore. Bashkë në një skenë me radio-simfonikët do të jenë miq - dirigjent të njohur bullgar dhe solist të shquar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BNRKompozitori, dirigjenti dhe pedagogu i shquar Aleksandër Josifov lë pas një krijimtari të jashtëzakonshme për nga vëllimi dhe larmia zhanrore. Janë me qindra këngët e tij të muzikës së lehtë të kompozuara mbi tekste të poetëve të njohur bullgarë, të..
Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një formati televiziv muzikor dhe duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse me një prani të..
Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti është e ardhmja e muzikës në epokën e inteligjencës artificiale - ajo do të zhvillohet si në koncerte,..
Kompozitori, dirigjenti dhe pedagogu i shquar Aleksandër Josifov lë pas një krijimtari të jashtëzakonshme për nga vëllimi dhe larmia zhanrore. Janë me..
Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti..
Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një..