Bullgaria është në vendin e 26-të në Evropë për nga numri i të infektuarve me Covid-19 për 100 000 veta. Vendi vazhdon me sukses të kontrollojë përhapjen e epidemisë dhe sistemi shëndetësor nuk është tepër i ngarkuar. Këtë e tha ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angellov para Shtabit Operativ Kombëtar në Këshillin e Ministrave, transmetoi BTA.
Bullgaria bashkë me 3 vende të tjera janë të vetmit në Evropë me tendencë negative, nga – 6.5 për qind raste të porsaregjistruara të koronavirusit gjatë dy javëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe tendenca mesatare në Evropë është për rritje nga + 22 për qind.
Shumë mirë menaxhohet aplikimi i masave kundër koronavirusit. Tani për tani asgjë nuk imponon që të ndërmerren masa të ndryshme nga ato që kemi, tha kryeministri.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..