Në një vizitë në fshatin Lesidren Kryeministri Bojko Borisov komentoi zgjedhjet e pjesshme në vend, duke nënvizuar se GERB po vazhdon të jetë partia e preferuar. Sipas fjalëve të tij “agjencitë sociologjike kurrë nuk i kanë prognozuar mirë rezultatet sepse janë të kuqe. Çfarë është rezultati? Nga gjithsej 16 bashki, në 9 GERB fiton në mënyrë kategorike që në raundin e parë, në dy jemi në balotazh, gjithsej 11, koalicioni i “Po, Bullgaria” fiton në një bashki në rrethin e Plevenit, në dy bashki fiton Partia Socialiste Bullgare (BSP), në tri të tjera më shumë vota ka Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Por në qoftë se i dëgjoni del se ne tashmë nuk ekzistojmë”, tha Borisov.
“Që prej kohe nuk komentohet, nuk është në rendin e ditës”. Kështu Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov iu përgjigj në Dollna Mitropolija pyetjes nëse është në rendin e ditës dorëheqja e qeverisë. Ai ishte i pranishëm në betimin e kursantëve nga Shkolla e Lartë Ushtarako-Ajrore.Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..