Në një vizitë në fshatin Lesidren Kryeministri Bojko Borisov komentoi zgjedhjet e pjesshme në vend, duke nënvizuar se GERB po vazhdon të jetë partia e preferuar. Sipas fjalëve të tij “agjencitë sociologjike kurrë nuk i kanë prognozuar mirë rezultatet sepse janë të kuqe. Çfarë është rezultati? Nga gjithsej 16 bashki, në 9 GERB fiton në mënyrë kategorike që në raundin e parë, në dy jemi në balotazh, gjithsej 11, koalicioni i “Po, Bullgaria” fiton në një bashki në rrethin e Plevenit, në dy bashki fiton Partia Socialiste Bullgare (BSP), në tri të tjera më shumë vota ka Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Por në qoftë se i dëgjoni del se ne tashmë nuk ekzistojmë”, tha Borisov.
“Që prej kohe nuk komentohet, nuk është në rendin e ditës”. Kështu Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov iu përgjigj në Dollna Mitropolija pyetjes nëse është në rendin e ditës dorëheqja e qeverisë. Ai ishte i pranishëm në betimin e kursantëve nga Shkolla e Lartë Ushtarako-Ajrore.Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..