Prej disa ditëve kryeqytetasit po vënë re një mjet transporti mjaft kureshtar - bëhet fjalë për një model të zakonshëm të vjetër të një tramvaji i cili lëviz nëpër vijën e numrit 11, por i mbuluar me piktura të ...fytyrave njerëzore. “Art tramvaji” është i pikturuar nga piktori i rrugës Aleksi Ivanov me idenë të provokojë imagjinatën e njerëzve. Artisti i grafiteve vetë i ka financuar materialet.
“E quajta 100 fytyra”, që është një farë loje me fjalën kryeqytet. Me të vërtetë pikturova mbi 100 fytyra mbi tramvaj - të njerëzve me ngjyrë të ndryshme të lëkurës, të muzikantëve, të njerëzve me të meta, të dentistëve, bojaxhinjve. Në përgjithësi të gjithë të cilët pasqyrojnë shoqërinë në të cilën jetojmë,” deklaron Aleksi përpara gazetës “Dnevnik”. Prej 3 vjetëve Aleksi jeton në Sofje dhe punon në një dyqan që të mund të nxjerrë bukën e gojës dhe të mund të blejë bojëra, kurse tramvaji me 100 fytyrat është projekti i tij i parë më serioz.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...