Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pa PCR test pas karantinës dhe kontroll i forcuar i masave kundra Covid-19 tek ne

Ne kemi norma të ulëta të sëmundjes tek fëmijët në shkolla, qe kategorik ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angjellov

Foto: BGNES

Nuk do të shtrëngohen masat kundra Covid-19 në Bullgari, por do të forcohet kontrolli mbi respektimin e tyre. Kjo u bë e qartë pas brifingut javor të Shtabit Operativ Kombëtar.

“Qytetarët bullgarë të jenë absolutisht të qetë, sepse nuk nevojitet shtrëngim i masave kundra Covid-19”, deklaroi ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov dhe shtoi se “e vetmja gjë të cilën do të vazhdojmë të bëjmë, është të ushtrojmë kontroll”.  

Ai saktësoi se nuk ka një rritje të konsiderueshme të pacientëve me Covid-19 në spitalet, pavarësisht se po shtohen personat mjekësorë të infektuar me sëmundjen. Zënia e shtretërve në repartet intensive ndaj këtij momenti  është 5%, kurse ajo në repartet e specializuara të spitaleve del në 14%.

PCR testi nuk kryhet më pas karantinës 14 ditore, shpalli akoma ministri Angjellov. Ai e justifikoi rregullin e ri me faktin se, 2 javë pas infektimit, virusi dobëson ngarkesën e tij në organizmin njerëzor, që përjashton  rrezikun që i sëmuri të shpërndajë infektimin. PCR testet pas karantinës do të vazhdojnë të bëhen për njerëzit me sëmundje të tjera shoqëruese, sqaroi drejtori i Inspektoratit Rajonal Shëndetësor të kryeqytetit doktor Danço Pençev.

Ne kemi norma të ulëta të sëmundjeve tek  fëmijët në shkolla, qe kategorik ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angjellov. Ai saktësoi se 3 në çdo 1000 klasa shkollore në Bullgari janë nën karantinë.

Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror Angjell Kunçev  shtoi se, pavarësisht nga frika në fillim të vitit shkollor, u dëshmua se, po të respktohen gjitha masat, shkollat mund të jenë një vend i parrezikshëm. Aktualisht shkollat e prekura janë nën 1%.


Sipas docentit Kunçev, pavarësisht nga numri mjaft i rritur i të infektuarve me Covid-19  Bullgaria po ruan vendin e vet për nga ana e sëmundjeve dhe vdekjeve, në sfondin e një rritjeje të rasteve në të gjithë Evropën. “ Rritja e sëmundjeve në Bashkimin Evropian gjatë 2 javëve të fundit është +23%, që është absolutisht i barabartë me rritjen në Bullgari. Kjo e vë vendin tonë në një pozicion relativisht të favorshëm, meqenëse ruajmë nivelin e mesëm të sëmundjes për Evropën, sqaroi docenti Kunçev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Zoologjik i Sofjes rihapet për Ditën e Fëmijëve

Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë. Tradita dikton që dita të jetë plot..

botuar më 25-06-01 8.00.PD

Qendra ekonomike e Bullgarisë Veriperëndimore - Vraca, feston

Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në..

botuar më 25-06-01 6.50.PD

Karllovo mirëpret mijëra mysafirë për "Festën e Trëndafilit"

Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos. Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të..

botuar më 25-05-31 9.05.PD