Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Bullgaro-Maqedonas për Historinë do të mblidhet në Shkup

prof.Kirill Topallov
Foto: BGNES

Më 15 dhe 16 tetor në Shkup mblidhet Komisioni i Përzier Bullgaro-Maqedonas mbi Çështjet Historike. Këtë e njoftoi anëtari i komisionit profesor Kirill Topallov. Duhet të nënshkruhet protokolli nga mbledhja e fundit zhvilluar në nëntor 2019. Takim online i komisionit nuk ka pasur megjithëqë kështu njoftojnë disa përfaqësues maqedonas. Topallov tha se në qershor kryetarët u takuan online, por nuk u arrit deri në nënshkrimin e dokumentit.

Deri në vitin 1944 kemi histori të përbashkët - kjo është teza jonë. Ne nuk mohojmë identitetin shtetëror të Maqedonisë. Pranojmë formulimin për gjuhën – gjuhë zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përderisa Shkupi insiston për shprehjen  “gjuhë maqedonase”, tregoi disa prej mosmarrëveshjeve profesori Topallov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Kryeministri deklaroi se në vend veprojnë grupe diversante për ndikime hibride

Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..

botuar më 25-10-03 12.01.MD
Tomisllav Donçev

Qeveria raporton përshpejtim të financimeve nga programet e BE-së

Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..

botuar më 25-10-03 11.09.PD

Parlamenti ia hoqi presidentit të drejtën për të emëruar drejtuesit e shërbimeve

Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..

botuar më 25-10-03 9.36.PD