Më 15 dhe 16 tetor në Shkup mblidhet Komisioni i Përzier Bullgaro-Maqedonas mbi Çështjet Historike. Këtë e njoftoi anëtari i komisionit profesor Kirill Topallov. Duhet të nënshkruhet protokolli nga mbledhja e fundit zhvilluar në nëntor 2019. Takim online i komisionit nuk ka pasur megjithëqë kështu njoftojnë disa përfaqësues maqedonas. Topallov tha se në qershor kryetarët u takuan online, por nuk u arrit deri në nënshkrimin e dokumentit.
Deri në vitin 1944 kemi histori të përbashkët - kjo është teza jonë. Ne nuk mohojmë identitetin shtetëror të Maqedonisë. Pranojmë formulimin për gjuhën – gjuhë zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përderisa Shkupi insiston për shprehjen “gjuhë maqedonase”, tregoi disa prej mosmarrëveshjeve profesori Topallov.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..