Ekspozita e përhershme e hapur kohët e fundit me krijime qeramike të Ivan Kаnchevit mban titullin“O, njeri, ku je?” (vizione të natës). Për krijimet e veta piktori ka zgjedhur një vend pak të pazakonshëm, por relativisht komunikativ - hapësirën në fabrikën për mobilie në Sofje. “Në situatën e jashtëzakonshme, në të cilën po jetojmë, gjithnjë e më shumë mundësi për t’u shfaqur anulohen. Me pronarin e fabrikës vendosëm, se krijimet e mia prej qeramike do të gjejnë publikun e vet mes njerëzve, të cilët vizitojnë ofisin e tij” - në këtë mënyrë autori motivon zgjedhjen e hapësirës për punimet e tij.
Ivan Kаnchev është një krijues i njohur në fushën e qeramikës artistike, me dhjetëra pjesëmarrje në ekspozita vetjake dhe të përbashkëta. Në fund të vitit të kaluar ai prezantoi dhe librin “Krijuesit flasin”, kushtuar skulpturës bullgare në të gjitha shfaqjet e saj. Sa për projektin “O, njeri, ku je”?, piktori tregon:
“Ai prek probleme aktuale të qenies së tanishme. Çdo gjë është e fragmentuar në një plan ekologjik, social dhe politik. Toka është e “cunguar”. Njeriu është i vogël dhe lakuriq, i çoroditur dhe i pambrojtur, i paraqitur me krahë të hapur dhe me këmbë të hapura - në një kryqëzim poetik-artistik. Ai është objekt-subjekt, qendër dhe periferi, kuptim dhe rrugë.
Njeriu vrapon, kërkon të zbulojë themelet e veta. Thelbi i tij njerëzor është i luhatur. Është i përfshirë në mozaikun e problemeve të mëdha pa pushim, ai përpiqet fuqishëm për lumturi në labirintin e madh të jetës. Por, a është në gjendje të mbledhë veten dhe të gjejë vetveten? Nëse do të mund ta zbulojë lumturinë në këtë drejtim të kërkimit?”
Ekspozita është e paraqitur në fund të muajit shtator në një nga revistat e specializuara dhe më prestigjioze evropiane për qeramikë Ceramics Now Magazine nga Vasi Hirdo, themelues dhe kryeredaktor i botimit, të bazuar në Rumani. Sipas tekstit të publikimit ky projekt është një farë thirrje për kthim drejt jetës natyrale, për kërkimin dhe vendosjen e thelbësores në art, një thirrje për të dalë nga vdekja shpirtërore dhe thirrje për një vetë-realizim përmes vetë-shprehjes. Projekti“O, njeri, ku je?” bashkon skulpturën me enën funksionuese, përmes teknikës së mozaikut. Kështu kërkon universalitetin, ku njëkohësisht ruan traditat kombëtare, shkruan akoma botimi.
Autore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Dhjetë universitete evropiane do të prezantojnë programin e tyre shkencor “Bullgaria piktoreske. Rrugët letrare bullgare” në fshatin malor Huhla, ndërsa studiues nga Ankaraja dhe Varshava marrin pjesë në mënyrë speciale në edicionin e këtij viti të..
Spektakli unik në Ballkan, por edhe në Evropë, “Zë dhe dritë”, i cili rikrijon momente të rëndësishme nga historia bullgare në sfondin e mbetjeve shekullore të epokave heroike në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo, feston 40-vjetorin. Me këtë rast..
Komisioni kombëtar i ekspertëve përzgjodhi kandidatin bullgar për çmimin “Oscar” të Akademisë Amerikane të Filmit për filmin më të mirë ndërkombëtar. Filmi “Kopeja” / “TARIKA” është filmi i tretë artistik i regjisorit Millko Llazarov. Premiera..
Komisioni kombëtar i ekspertëve përzgjodhi kandidatin bullgar për çmimin “Oscar” të Akademisë Amerikane të Filmit për filmin më të mirë ndërkombëtar...
Spektakli unik në Ballkan, por edhe në Evropë, “Zë dhe dritë”, i cili rikrijon momente të rëndësishme nga historia bullgare në sfondin e mbetjeve..
Dhjetë universitete evropiane do të prezantojnë programin e tyre shkencor “Bullgaria piktoreske. Rrugët letrare bullgare” në fshatin malor Huhla, ndërsa..