“Vendi ynë nuk mund të heqë dorë nga ndërtimi i blloqeve të reja në centralin atomik “Belene”. Një prej shkaqeve për këtë është se centralet që punojnë me qymyrgure duhet të dalin nga eksploatimi. Me vendim të qeverisë po vazhdon zbatimi i projektit, i cili është sipas një dizajni rus, vuri në dukje Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në një intervistë për Televizionin Nova.
Sa i përket ndërtimit të bllokut të ri të shtatë në centralin “Kozlloduj” ajo tha se qëllimi kryesor i Bulgarisë është diversifikimi i resurseve energjetike. “Po orientohemi drejt SHJBA-së, që të informohemi për teknologjitë e reja mbi të cilët po punojnë” – saktësoi Ministrja.Mungesa e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe konsumi i fortë privat janë arsyet kryesore për inflacionin, sipas "Rishikimit Ekonomik" të dytë të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) për vitin. Inflacioni vjetor është 2.9%, duke u rritur me 2.1%..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një hetim në tregun e produkteve ushqimore të nevojës së parë, me qëllim përcaktimin e arsyeve për rritjen e çmimeve. Për këtë qëllim, autoriteti antimonopol kërkoi nga rrjetet tregtare të dhëna të plota..
Ofertat për punë në të gjitha sektorët kanë rënë gjatë muajit korrik, tregojnë të dhënat nga një platformë kryesore për shpallje online në vend. Sipas analizës mujore, në korrik u regjistrua një rënie prej 12%, ose mbi 5000 vende pune më pak..