Dr. Milen Vrabevski dhe fondacioni i themeluar nga ai “Kujtesa Bullgare” dhuruan një sallë kompjuterike, bibliotekë dhe mobiluan dhomën e mësuesve në fshatin Pustec, Prespa, Shqipëri. Tani fëmijët nga nëntë fshatrat bullgare të bashkisë, të cilët mësojnë në këtë shkollë, do të mund të përfitojnë nga teknologjitë moderne.
Nuk do të pushojmë të investojmë në Shqipëri dhe kudo ku banojnë bullgarë, të cilët kanë mbetur jashtë kufijve të vendit për shkaqe që nuk varen nga ata! Të gjithë ata duhet ta ndiejnë dashurinë tonë dhe të ndihen si pjesë e Atdheut tonë, është mesazhi i fondacionit.
Gjatë muajt korrik të këtij viti dr. Vrabevski dhe fondacioni “Kujtesa Bullgare” i bënë një dhuratë të madhe bashkisë së Pustecit në Shqipëri, duke blerë një makinë zjarrfikëse, një ambulancë dhe një automjet jashtë rrugës për patronazh social, të cilat rajoni nuk i kishte deri më tani.
Informacioni është nga sajti i fondacionit “Kujtesa Bullgare”.“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..