Dr. Milen Vrabevski dhe fondacioni i themeluar nga ai “Kujtesa Bullgare” dhuruan një sallë kompjuterike, bibliotekë dhe mobiluan dhomën e mësuesve në fshatin Pustec, Prespa, Shqipëri. Tani fëmijët nga nëntë fshatrat bullgare të bashkisë, të cilët mësojnë në këtë shkollë, do të mund të përfitojnë nga teknologjitë moderne.
Nuk do të pushojmë të investojmë në Shqipëri dhe kudo ku banojnë bullgarë, të cilët kanë mbetur jashtë kufijve të vendit për shkaqe që nuk varen nga ata! Të gjithë ata duhet ta ndiejnë dashurinë tonë dhe të ndihen si pjesë e Atdheut tonë, është mesazhi i fondacionit.
Gjatë muajt korrik të këtij viti dr. Vrabevski dhe fondacioni “Kujtesa Bullgare” i bënë një dhuratë të madhe bashkisë së Pustecit në Shqipëri, duke blerë një makinë zjarrfikëse, një ambulancë dhe një automjet jashtë rrugës për patronazh social, të cilat rajoni nuk i kishte deri më tani.
Informacioni është nga sajti i fondacionit “Kujtesa Bullgare”.Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..