Tetori është muaji botëror për luftimin e kancerit të gjirit. Edhe sivjet që nga fillimi i muajit startuan fushatat kombëtare për analiza falas për prevencë të sëmundjes në tërë vendin.
Kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur ndër gratë. Çdo vit në botë sëmuren 2 mln veta. 600 000 prej tyre vdesin. Në shtetet më të zhvilluara sëmundja haset më shpesh. Për fat të keq në Evropë Bullgaria është ndër vendet ku sëmundja diagnostikohet më vonë dhe vdekshmëria është më e madhe. Sipas dr. Gavrill Nakov nga spitali “Tokuda” në Sofje shkaku për këtë është profilaksia e parregullt dhe mungesa e politikës shtetërore të skriningut:
“Sëmundja zbulohet në një etapë të vonshme, kur mund të bëhet shumë pak për pacientin. Ka faktorë, të cilat kontribuojnë për këtë sëmundje, duke filluar nga historia familjare, stresi, pirja e duhanit, mënyra e jetesës, mbipesha. Prandaj, është mirë që gratë të vijnë më shpesh për analiza profilaktike.
Një prej mënyrave më të reja janë fotografimi me rezonancë magnetike dhe mamografia 3D, por ato nuk zëvendësojnë mamografinë tradicionale, tha specialisti në një intervistë për BNR-Radio Sofje dhe vuri në dukje një tendencë pozitive: "Pacientët tani janë më aktivë dhe kërkojnë vetë informacion për sëmundjen".
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të parë në Sofje nga 20 deri më 22 tetor me pjesëmarrjen e transmetuesve publikë nga 24 vende në pesë..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..