Menaxhimi i rrezikut në bujqësi është një aspekt i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit. Përveç klimës dhe sëmundjeve, të cilat janë rreziqet kryesore në rritjen e bimëve dhe në blegtorinë, një faktor tjetër hyn në ekuacion – rreziqet e tregut. Kjo u duk shumë mirë në situatën e pandemisë së Covid-19, kur kishte ndërprerje të furnizimeve dhe vështirësi prodhimi bujqësor për të arritur te konsumatorët .
Tema për përballimin e rreziqeve në bujqësi ishte në qendrën e vëmendjes së Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “Bujqësi dhe furnizim me ushqime: tregje dhe politika agrare”. Vitin e shtatë me radhë Instituti e Ekonomisë Agrare e organizon këtë forum. Me edicionin e sivjetshëm ai shënoi edhe përvjetorin e 85-të të themelimit.
Drejtori i Institutit, docent doktor Bozhidar Ivanov në raportin e tij e vuri theksin mbi mënyrën e vlerësimit të rrezikut në bujqësi, duke dhënë si shembull Murtaja Afrikane e Derrave në Bullgari:
“Kur filloi Murtaja Afrikane e Derrave në vitin 2019 Bullgaria ishte vendi i radhës në përhapjen e pandemisë. Humbjet e drejtpërdrejta në rritjen e derrave në Bullgari ishin afro 4 për qind. Duke shtuar edhe humbjet e tërthorta, të cilat maten me këtë se çfarë pjesë nga kafshët riprodhuese u humb dhe nuk do të riprodhohen gjatë viteve të ardhshme, atëherë arrijmë deri në afro 10 për qind.”
Bujqësia bullgare ka të paktën dy faqe – tha në intervistën e tij për Radio Bullgarinë docent doktori Bozhidar Ivanov:
“Bujqësia moderne bullgare e fermerëve të cilët u formuan gjatë 20 viteve të fundit. Për nga mentaliteti i vet ata i afrohen etiketimit modern të bujqësisë, e pikërisht – të interesohen, të aplikojnë, të jenë të zgjuar, sepse vetëm përmes inovacioneve, modernizimit, investimeve në shkencë dhe në dituri, ata mund të jenë konkurrues. Natyrisht gjërat në jetë nuk mund të bëhen me hapa viganë ka një farë vazhdimësie. Kështu që kemi edhe bujqësi e cila është tradicionale e më pak bujqve të vogël dhe të mesëm. Kur flitet për teknologji dhe inovacione duhet të dihet se ato kanë një çmim i cili nuk është i ulët. Çdo gjë e re kushton shtrenjtë për fermerët dhe shpesh, edhe të dëshirojnë të aplikojnë ndonjë novitet duke ditur se çfarë përfitimesh do t’u sjell atyre është e vështirë për ta që ta blejnë.”
Në ç’shkallë bujqësia mund të ndikojë mbi politikën regjionale të vendit?
“Synimi është që të ketë zhvillim të ekuilibruar territorial kështu që t’i jepet fund migrimit, pra dëshirës së njerëzve të jetojnë në qytetet e mëdha ku ofrohen gjithnjë e më shumë mundësi për realizim personal. Bujqësia vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e jetesës veçanërisht në zonat rurale ku zë të paktën 50 për qind nga veprimtaria ekonomike. Bujqësia është një degë e rëndësishme në rajonet malore dhe të larta malore si dhe në zonat e populluara pak ku mungon ndonjë mundësi tjetër.”
Cili është skenari optimist për fshatin bullgar?
“Mendoj që në të ardhmen teknologjitë, modernizimi, aftësia e njeriut për t’u realizuar profesionalisht dhe personalisht, pa nevojën të jetojë në qytetin e madh do të bëhet shkak që njerëzit të kthehen në fshatrat. Por kjo nuk do të ndodhë në kohë të afërt dhe gjatë 10-20-30 viteve të ardhshme. Mirëpo, nuk duhet të lejojmë që deri atëherë fshatrat të zhduken, sepse do të vijë momenti i migrimit të kundërt.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivo IvanovBullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër qytetet me kushte më të mira për përdorimin e sistemeve fotovoltaike është Dupnica. Qyteti bullgar..
Ne jemi të shqetësuar për rreziqet e një zgjerimi të mundshëm të kufizimeve të SHBA-së për eksportin e çipave të përdorur për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Është e mundur që nga 15 maji 2025 të vendosen kufizime nga SHBA ndaj Bullgarisë..
89% e investitorëve gjermanë në Bullgari do të zgjidhnin sërish vendin tonë për investimet e tyre – sipas një sondazhi të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë (GBITK), të kryer në vitin 2024. Gjermania vazhdon të jetë një partner kyç përsa..
Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8..
Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar..
Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga..