Fillimi i viteve 90-të të shekullit të XX për bullgarët ishte një periudhë e ndryshimeve aktive, kërkimeve, eksperimenteve. U hoq Perdja e Hekurt ndërsa me të edhe kufizimet e socializmit. Shumë njerëz ishin të detyruar ose vet vendosën të gjejnë veten në profesione të tjera, krijuan biznes të vet, ndërruan vendbanimin, vendin, kontinentin në kërkim të mundësive më të mira. Një pjesë prej këtyre njerëzve zgjodhi për shtëpinë e vet të dytë Afrikën e Jugut. Fluksi më i madh i emigrantëve bullgarë për në këtë vend ishte pikërisht nga viti 1990 deri në vitin 1995. Këtë e tregon Jordan Radkev, kryetar i Shoqatës së Bullgarëve në Afrikën e Jugut. Bashkatdhetarë tanë vazhduan të mbërrijnë edhe pas kësaj deri para nja 5 vitesh, kur tendenca u ndryshua për shkak të situatës ekonomike aty dhe të problemeve të tjera. Sipas informacionit të siguruar nga Qendra e Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, sot në Republikën e Afrikës së Jugut me qëndrim të përhershëm janë nga 3 deri në 4 mijë bullgarë.
Hapa të parë në Republikën e Afrikës së Jugut
Vet Jordan Radkevi emigroi në fund të qershorit të vitit 1995:
“Në Johanesburg mbërrita me fluturimin e parë direkt të Kompanisë Ajrore “Ballkan” (ky është emri i transportuesit kombëtar ajror deri në vitin 2002). Republika e Afrikës së Jugut është një vend me kontraste jashtëzakonisht të mëdha. Kishte gjëra të cilët kurrë nuk e kishim parë në Bullgari. Ishte një ndryshim mjaftë i madh. Doemos kishte edhe vështirësi.
Arsimi bullgar lejon adaptim të shpejtë
Shumica e bullgarëve të cilët vendosen në Afrikën e Jugut adaptohen shumë shpejtë, gjejnë punë edhe krijojnë biznes të vet. Në Bullgari Jordan Radkev dhe bashkëshortja e tij ishin pedagogë universitarë. Në Johanesburg ai punon si inxhinier të softuerit, ndërsa ajo si analiste biznes.
“Arsimi që e morëm në Bullgari ishte jashtëzakonisht i vlefshëm. Me dituritë që kemi dhe me pak adaptim me kërkesat dhe kushtet vendore, këtu njeriu mund të punojë pothuajse në të gjitha sferat”, është i bindur Radkev.
Bashkatdhetarë tanë punojnë me sukses në inxhinierinë mekanike, në ndërtim, në tregti, në kontabilitet, etj.
Kisha, shkollat, vallet
Larg atdheut bullgarët jetojnë bashkë, mbështesin njeri-tjetrin dhe shënojnë së bashku festat bullgare. Me një rëndësi të veçantë është Dita e Iluministëve Popullor – 1 nëntor, kur organizojnë koncerte të mëdha.
“Këtu kemi muzikantë profesionalë, por nuk ka artistë profesional. Megjithëkëtë ka shumë njerëz që dëshirojnë të shfaqen në skenë. Bëhet interesante. Argëtimi është i madh. Në klubin bullgar në festat e mëdha mblidhen përafërsisht nja 300-400 njerëz”, tregon Jordan Radkev para Radio Bullgarisë.
Në klubin në lagjen në Midrand bashkatdhetarët tanë disponojnë një dyqan me mallra bullgare dhe me një restorant ku ofrohen gjella bullgare.
Të dielën në mëngjes bashkatdhetarët tanë në Johanesburg mblidhen në paraklisin bullgar për të asistuar në meshat e atit Jonko Ivanov.
Janë me shpresë se vitin e ardhshëm do të arrijnë të fillojnë me ndërtimin e kishës bullgare. Me përkrahjen e Drejtorisë së Feve në Bullgari dhe me ndihmën e Ambasadës Bullgare në Johanesburg arritën të blejnë tokë. Mirëpo përpjekjet për të marrë leje nga administrata vendore vazhdojnë vite të tëra me radhë.
Përderisa zgjatet liturgjia fëmijët e bullgarëve mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë në bullgarisht në shkollën bullgare të së dielës “Sllënço”.
Megjithëqë janë mijëra kilometra lartë atdheut “njerëzit ruajnë lidhjen me Bullgarinë”, thekson Jordan Radkev.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personalMe iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..