Përfundoi stina e sivjetshme arkeologjike e qendrës më të vjetër në Evropë për prodhimin e kripës që daton nga mijëvjeçari i 5-4 përpara Lindjes së Krishtit dhe është kthyer në qytetin e parë prehistorik në kontinent. Objekti është i vendosur rreth qytetit të sotëm Provadia në (Bullgarinë Verilindore) dhe po studiohet prej viteve. Për shkak të pandemisë nga Covid-19, gjatë kësaj vere puna e arkeologëve filloi më vonë, por stina doli jashtëzakonisht e suksesshme.
Gjetja e fundit e profesorit Vasill Nikollov dheеekipit të tij është një varrezë e madhe e përbashkët. Para disa ditësh, derisa po studionin fundin e pjesës së poshtme të pishinës së avullimit të shëllirës, arkeologët u ndeshën me 6 kafka, mes tyre dhe të fëmijëve. Nuk dihet nëse njerëzit të cilët kanë qenë të varrosur aty kanë qenë të vrarë gjatë ndonjërit prej sulmeve kundra qytetit kala, ose bëhet fjalë për konflikte të brendshme, të lidhura me fitimin e kripës më të shumtë, e cila gjatë asaj kohe është përdorur si valutë.
Mes gjetjeve më interesante të Provadias-Kriporja kësaj vere është një artefakt unikal i vonë paleolitik. Sendi i lashtë prej qeramike është me formë të një trekëndëshi dhe përbën një imazh antropomorf të një fytyre njerëzore. I përngjan shumë maskës. Në pjesën e saj të sipërme ka rritje të shkurtra, të ngjashme me veshë të stilizuar. Përveç kësaj sendi është me dy vrima, të cilat mbase kanë shërbyer për varje. Sytë e maskës janë në formë vezake, janë të formuara dhe të shkruara vetullat dhe është caktuar vendi i hundës. Por më e çuditshmja është se fytyra në fjalë e cila i përngjan fytyrës njerëzore nuk ka gojë, kurse shumica e krahasojnë me një qenie jashtëtokësore në skafandër. Supozohet se, sendi ka qenë simbol i një statusi të lartë në hierarkinë shoqërore.
Aksenti i gërmimeve gjatë kësaj vere qenë sistemet e fortifikimit të Kripores, si dhe pjesa e saj e qytetit, në këtë numër dy shtëpi, njëra nga të cilat ka qenë me dy kate, kurse banuesit e saj kanë banuar mbi 400 metra katrorë.
Formimi i Kripores është lidhur me depozitën më të madhe dhe të vetme të kripës së gurit në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik. Në sajë të kripës banuesit e qytetit të lashtë kanë grumbulluar pasuri të panumërta. Profesori Vasill Nikollov e lidh depozitën e kripës rreth Provadias së sotme me një gjetje tjetër tepër të veçantë në rajon - Nekropoli Paleolitik i Varnës, ku qe zbuluar floriri më i vjetër i përpunuar në botë, i cili daton nga po kjo periudhë si Kriporja.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta NikollovaNjë kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..