Filmi bullgar “Motra” mori dy dekorata ndërkombëtare, njoftuan nga “Art fest”. Filmi me regjisore Svetlla Cocorkova u dallua me një çmim special nga juria e festivalit të 21-të të Kinemasë Evropiane në Leçe-Itali ( Festival del Cinema Europeo). “Motra” gjithashtu fitoi dy çmime në Festivalin e 8-të të Filmit në Bosfor (Bosphorus Film Festival) - për film më të mirë në konkursin ndërkombëtar. Monika Najdenova dhe Asen Bllateçki janë të vlerësuar si aktore dhe aktor më të mirë. Filmi është blerë nga televizioni turk, transmetoi Agjencia Bullgare e Lajmeve. Skenari i filmit është i Svetosllav Ovçarovit dhe Svetlla Cocorkovas, të cilët janë dhe producent.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..