Jo më pak se 120 mijë janë delet dhe dhitë virtuale, për rritjen e të cilëve merren subvencione, por realisht nuk ka kafshë të tilla nëpër ferma. Akoma gjatë verës nga Shoqata Kombëtare e Mbarështimit të Deleve dhe të Dhive llogaritën se në këtë mënyrë tërhiqen rreth 20 milionë leva për vit. “Shkaku për këta “kafshë virtualë” fshihet në metodikën, në bazë të së cilës deri në këtë moment shpërndahen kullotat” - sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare Simeon Karakolev, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Mbarështimit të Deleve dhe Dhive. Nga organizata kanë vënë re se ekziston një mospërputhje midis kafshëve të deklaruara në dokumente dhe numrit të tyre aktual, meqenëse bashkitë numërojnë kafshët, të cilat figurojnë në regjistër, pa bërë kontrollime nëpër vende për informacionin e paraqitur.
Përpara ca kohe, përsëri në eterin e Radios Kombëtare Bullgare, mbarështuesit informuan për një problem shoqërues, të cilin e sjellin pas vetes “kafshët e trilluara”, të cilat figurojnë vetëm në sistemet e Agjencisë Bullgare të Sigurisë së Ushqimeve, por jo dhe në realitet. Ai konsiston në faktin se subvencione merren edhe për kullotat ku kullosin dele virtuale. Prandaj ne - fermerët kemi propozim - të aplikohen sanksione për nëpunësit, të cilët përmes një presioni ose ndonjë përfitimi, bëjnë interpretim arbitrar të ligjit”-tha për Radion Kombëtare Bullgare Simeon Karakolev:
“Aktualisht, askund në ligj nuk ka asnjë sanksion për një zyrtar, që nuk e zbaton. Del se shumica e nëpunësve në bashki dhe në disa nga drejtoritë rajonale “Bujqësi” nuk e aplikojnë ashtu siç është firmosur. Në asnjë vend nuk është parashikuar dënim për veprimtari të pakryera ose të papërfunduara deri në fund, por përkatësisht dhe dënim për mosveprim. Por, në fund të fundit për këtë janë ligjet, ato janë për t’u kryer nga të gjithë, nuk janë për t’u sqaruar ose për t’u menduar mbi to.”
Me propozimin e tyre për përgjegjësi personale, anëtarët e Shoqatës Kombëtare të Mbarështimit të Deleve dhe të Dhive duan që të rritet vetëkontrolli në një nivel vendor, ku për shkeljet do të ndjekin si vet fermerët, kështu dhe zyrtarët e autorizuar. Sipas fjalëve të Simeon Karakolevit tani ndodh shpesh që madje dhe kryetari i bashkisë i vendit të populluar përkatës të mos të dijë se çfarë objektesh blegtorale ka dhe çfarë kafshësh rriten në territorin e administruar prej tij.
“Mbështetemi tek dëshira për transparencë dhe publicitet të udhëheqjes politike të Ministrisë së Bujqësisë. Të gjithë përfaqësuesit e partive të përfaqësuara parlamentarit u bashkuan rreth rëndësisë dhe domosdoshmërisë prej një ndryshimi të tillë, sepse njerëzit, të cilët vuajnë nga ky ligj në këtë moment, janë simpatizantë të të gjitha partive politike”.
“Zgjedhjet parlamentare të cilat po afrohen gjatë pranverës mbase janë një shans në dobi të kërkesave të fermerëve. Është fakt se deri në fund të muajit nëntor Ministria e Bujqësisë do të votojë propozimet e bëra, kurse pas kësaj do të nisen në rrugën vet ligjvënëse në komisionet e përhershme parlamentare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kostoja e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte mesatarisht 33,5 euro në orë, dhe vetëm në vendet e eurozonës - mesatarisht 37,3 euro në orë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”. Kostot e..
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..
Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar,..
Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes..