Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më pak njerëz planifikojnë turizëm dimëror në fillim të stinës

Foto: arkiv

Kufizimet  për shkak të koronavirusit pengojnë planifikimin e hershëm të stinës dimërore. 600 000 bullgarë madhorë ose 11,5% po përgatiten të përdorin çdo lloj shërbimi turistik në Bullgari gjatë stinës dimërore. Në të njëjtën kohë në vitin 2019 ata kanë qenë 4 herë më shumë. Bullgarët që planifikojnë vendpushim  dimëror jashtë shtetit janë 7 herë më pak kundrejt vitit të kaluar dhe janë vetëm dhjetëra mijëra, tregon një studim i “Gallup” dhe Bordit Kombëtar të Turizmit.  

23% të tjerë ose 1,3 mln bullgare planifikojnë të pushojnë  si mysafirë tek të afërm  ose miq të tyre ose në shtëpi dha vila private. 59,5 % nuk planifikojnë asgjë për pushim gjatë dimrit. Shuma mesatare e planifikuar për pushim dimëror tani është 650 euro, ndërsa para një viti ishte 503 euro.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një konsorcium turko-azer është favorit për biznesin e "Lukoil" në Bullgari

Një konsorcium mes kompanisë shtetërore azere Socar dhe grupit privat turk Cengiz Holding është kandidati i preferuar për blerjen e biznesit të kompanisë ruse "Lukoil" në Bullgari, njofton "Dnevnik", duke iu referuar burimeve të gazetës "Kapital"...

botuar më 25-08-14 5.33.MD

"Postat Bullgare" paralajmërojnë për rrezik nga më shumë leva false deri në fund të vitit

"Postat Bullgare" filluan trajnimin e gjithsej 3000 punonjësve të saj në 2230 pika postare në lidhje me pranimin e euros në Bullgari dhe këmbimin e levave në euro në vend. Këtë e bëri të ditur Stanimir Belinov, zëvendësdrejtor i shoqatës. Punonjësit do..

botuar më 25-08-14 4.32.MD

PBB u rrit me 3.1% në tre muajt e fundit

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar dhe me 0.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të..

botuar më 25-08-14 2.03.MD