276 883 bullgarë kanë marrë gjatë gushtit paga mbi mesataren prej 702 eurosh. Në një përgjigje me shkrim pyetjes së një deputeti, Ministri i Financave Kirill Ananiev tha, se 2193 veta kanë marrë mbi 15 000 euro. Para një viti ata kanë qenë 2030 ose kanë rritur me 8%. Gjatë 4 vjetëve të fundit njerëzit me paga tepër të larta kanë rritur me 83%. Në gusht të vitit 2016 ata kanë qenë 1021. Paga mbi 4 000 euro marrin 19 537 bullgarë, shkruan gazeta “Trud”. Pagat më masive nga 511 dhe 1022 euro kanë marrë 627 102 të punësuar. 36,6% prej të punësuarve ose 713 000 veta pas tatimeve marrin nën pagën minimale që është 312 euro, bën të ditur ministri i financave. Të dhënat bazohen në 2,3 mln veta, që punojnë me kontrata të punës.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..