Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pagat në Bullgari luhatin nga 312 deri në 15 000 euro në muaj

Foto: arkiv

276 883 bullgarë kanë marrë gjatë gushtit paga mbi  mesataren prej 702 eurosh. Në një përgjigje me shkrim  pyetjes së një  deputeti, Ministri i Financave Kirill Ananiev tha, se 2193 veta kanë marrë mbi 15 000 euro. Para një viti ata kanë qenë 2030 ose  kanë rritur me 8%. Gjatë 4 vjetëve të fundit njerëzit me paga tepër të larta kanë rritur me 83%. Në gusht të vitit 2016 ata kanë qenë 1021. Paga mbi 4 000 euro marrin 19 537 bullgarë, shkruan gazeta “Trud”. Pagat më masive nga 511  dhe 1022 euro kanë marrë 627 102 të punësuar. 36,6% prej  të punësuarve ose 713 000 veta pas tatimeve marrin nën pagën minimale që është 312 euro, bën të ditur ministri i financave. Të dhënat bazohen në 2,3 mln veta, që punojnë me kontrata të punës.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD

Një bullgare drejton një ekip të NASA-s për të zbuluar planetë jashtë sistemit diellor

Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..

botuar më 25-11-25 6.10.MD