Pesë veta janë ndaluar në Drejtorinë Rajonale të Policisë numër 5 për vandalizëm gjatë protestës antiqeveritare në Sofje të shtunën në mbrëmje, bënë të ditur nga MPB.
Tre prej tyre janë të mitur. Kanë nisur procedime paragjyqësore. Protestuesit kanë thyer xhamet dhe derën e centralit të GERB në rajonin “Oborishte” të Sofjes. Ka pasur edhe tentativë për hyrje në godinën historike të parlamentit.
Demonstrata e cila ishte quajtur “Miting- protestë mbarëkombëtre” kaloi nën moton “Të bashkuar jemi të fortë”- transmetoi BGNES. Kërkesat e protestuesve janë të pandryshueshme – dorëheqje e qeverisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Protestuesit bllokun qarkullimin në rajonin e Largos, midis godinave të Parlamentit, Presidencës dhe Këshillimit të Ministrave.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..