Ekspozita “Teknika rreth nesh nga koha e pushtetit popullor” rilind periudhën, në të cilën propaganda socialiste hyn nëpër shtëpitë përmes radio-stacionit, muzika përhapet nga një gramafoni, kurse kaçurrelat në flokët e grave qëndrojnë në formë të përhershme pasi kaluan natën me bigudinë prej teneqeje në kokë.
Ekspozita udhëtuese, e vendosur në muzeun Kombëtar Politeknik në Sofje, është një vazhdim i një ekspozite të mëparshme e cila prezantoi teknikën shtëpiake gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20. Ajo është e drejtuar si ndaj njerëzve më të moshuar, të cilët i kanë përdorur sendet e ekspozuara, po kështu dhe ndaj fëmijëve, të cilët mund të plotësojnë leksikonin e dikurshëm mjaft të njohur nga periudha e të moshuarve.
“Jo të gjitha gjërat kanë qenë kaq të arritshme, saç janë sot - tregon Vasill Makarinov, rregullues i muzeut. - Për shembull fakti se duhet të shkosh diku që të mund të blesh një pajisje të caktuar, se nuk ka sesi të dëgjosh muzikë përmes internetit, por duhet të blesh shirit për të regjistrurr incizime, kasetë të regjistruar audio ose pllakë gramafoni, se pothuajse nuk ka pasur në dispozicion kondicioner. Të gjitha këto mjete dhe pajisje, të cilat mbase tani nuk njihen kaq, në kohën e kaluar vazhdimisht kanë shoqëruar jetën e prindërve tanë, të gjysheve dhe gjyshërve.“
Kompjuteri personal “Pravec 8D” është mes eksponateve, të cilat pritet që të tërheqin një vëmendje dhe interes më të madh. “Një nga aksentët në ekspozitë bie mbi veprimtarinë e inxhinierit Ivan Marangozov të lindur gjatë vitit 1925 - vazhdon tregimin e tij Vasill Makarinov. Në fund të viteve 70, bashkë me ekipin e tij, ai përpunon kompjuterin e parë personal bullgar- kompjuterin “Pravec” të njohur mirë nga të gjithë. Një pjesë nga ekspozita hedh dritë dhe mbi pajisjet e përdorura në kancelaritë e asaj periudhe. Mbase më emblematike është makina llogaritëse bullgare “Ellka”, e cila është nga më të hershmet në botë.
Një pajisje tjetër kureshtare është makina e shkrimit “Marica”- e kemi vënë në një prani të lirë, që të mund çdo një fëmijë të provojë sesi shkruan nën indigo.
Në vitrinë tregojmë makinën elektrike të shkrimit “Hebros”, si dhe makete të autobusëve “Çavdar” që prodhoheshin në qytetin Botevgrad.
Një pjesë e madhe nga teknika e prezantuar është e lidhur me kuzhinën. Këtu është vendosur dhe pajisja unikale bullgare “çushkopek”/ furë e vogël për pjekje të specave/, si dhe soba elektrike e prodhuar gjatë viteve 60 në qytetin Varna ”Ellprom”, tenxhere me presion, makina për kafe ekspres, makina kafe - bërës për kafe të zezë / Schwartz/. Një vëmendje i është kushtuar po kështu dhe rrobalarëses portative të njohur mjaft nga vitet 70 “Diana”, e cila është e përbërë prej një legeni prej plastmase, motor elektrik dhe kapak.
Një vitrinë e veçantë i është kushtuar kënaqësisë së konsumimit të bonboneve bullgare prej çokollate “Kateriçka”, “Radost”, “Rilla” dhe “Surpriz”, të pirjes së uzos prej butiles prej qelqi dhe të pirjes së duhanit nga markat “Arda” dhe Stjuardesa”.
“Ekspozita prezanton po kështu dhe sende dhe pajisje për mirëmbajtjen e një pamje të mirë - thotë Vasill Makarinov. - Në një nga vitrinat kemi ekspozuar disa brisqe elektrike “Harkov”- një prodhim ukrainas, të cilat kanë hyrë dhe në tregun bullgar. Mund të shikoni dhe bigudinë prej teneqeje shumë karakteristike si dhe tharëse të flokëve.
Organizatorët e ekspozitës i ftojnë njerëzit, të cilët e kanë përdorur teknikën e treguar, të ndajnë mendimet dhe përshtypjet e tyre. Në librin e përgatitur posaçërisht “Spomenik” /libër për kujtime/ i cili është i vendosur në të dalë nga ekspozita çdo një vizitor mund të tregojë për kujtimet e tij nga ajo kohë.
Vasill Makarinov saktëson se, teknika nga socializmi është e prezantuar pa kontekstin e kohës, prandaj dhe sqarimet për periudhën mund t’i bëjnë vet vizitorët.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Diana Cankova
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..