Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria tek bullgarët në Itali

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

Doc. Natalija Njagollova
Foto: Veneta Nikollova

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në institucione të tjera të arsimit të lartë në Itali, edhe në të mësohet gjuha bullgare. Për momentin, studimet në gjuhën bullgare janë pjesë e një departamenti të madh "Studime evropiane, amerikane dhe ndërkulturore", dhe janë në kolegjiumin "Gjuhët sllave të jugut", së bashku me serbishten dhe kroatishten, mësojmë nga docentja Natalija Njagollova, pedagoge në gjuhën dhe kulturën bullgare në “La Sapienza”.

Në sfondin e më shumë se 30 gjuhëve të huaja që mësohen në universitetin romak, duke përfshirë dhe gjuhët kryesore ndërkombëtare, bullgarishtja është në një mjedis shumë konkurrues, thotë doc. Njagollova dhe shton:

“Megjithatë, ka interes, edhe pse jo aq të madh. Tek ne studiojnë rreth 6 persona dhe e veçanta është që studentët mund të zgjedhin bullgarishten si specialitet kryesor, si një gjuhë të dytë ose thjesht ta studiojnë pa kredi - për kënaqësi."

Disa studentë e mësojnë bullgarishten në "La Sapienza" sepse janë me origjinë bullgare dhe kjo është një mënyrë për të mbajtur kontakte me atdheun e tyre të largët, disa të tjerë - sepse kanë miq bullgarë ose kanë qenë në vendin tonë:

“Kisha një studente doktorature që duke parë disa gërmime arkeologjike pranë Shumenit i pëlqeu Bullgaria aq shumë sa filloi ta mësojë bullgarishten – thotë docentja Njagollova. – Për momentin kam një studente që është pasardhëse e bullgarëve të Besarabisë. Në përgjithësi, italianët kanë një potencial të madh për të mësuar bullgarishten. Ajo është një gjuhë analitike, siç është edhe italishtja.


Përveç në "La Sapienza", gjuhë dhe letërsi bullgare mësohet në universitetet e Napolit, Venecias, Bolonjës, Barit, Triestes. Fillimin e ka bërë qysh në vitin 1929 sllavisti dhe specialist në gjuhen bullgare Enrico Damiani, i cili krijoi katedrën e letërsisë sllave në "La Sapienza", ndërsa në vitin 1942 themeloi edhe departamentin e gjuhës bullgare në Universitetin e Napolit. Ishte Enrico Damiani që themeloi departamentin italian në Universitetin e Sofjes në vitin 1942. Studiues si Riccardo Picchio (1923-2011), si dhe sllavistët e shquar bashkëkohorë italianë Sante Graciotti, Giuseppe Dell'Agata, Mario Capaldo, Marcello Garzaniti, kontribuan në popullarizimin e gjuhës dhe kulturës bullgare në Itali.

Italianët kanë një shkollë paleosllave shumë të zhvilluar, kanë specialistë, por ajo tashmë nuk e ka këtë popullaritet, sidomos ndër të rinjtë këtu – thotë doc. Njagollova. – Nga ana tjetër, për fat të keq, shumë studentë nuk kanë informacione për Bullgarinë, për gjuhën tonë, sepse bullgarishtja është një gjuhë specifike në familjen sllave. Mendoj se duhet punuar në drejtim të sigurimit të më shumë përkthimeve të letërsisë dhe filmave bullgarë në Itali. Instituti Bullgar i Kulturës në Romë po bën shumë në këtë drejtim, të njëjtën gjë po bëjnë edhe kolegët bullgarë në Itali, por nuk mjafton. Ndoshta duhet menduar më shumë që letërsia bullgare të arrijë te italianët dhe jo vetëm ajo moderne” – tha në përfundim doc. Njagollova.


Foto: Veneta Nikollova, Elena Karkallanova

Video: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD