Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cvetana Videva – kontesha e qeramikës bullgare

10
Foto: arkiv personal

Para vitesh gjatë gërmimeve pranë kompleksit të tempujve nga eneoliti Dollnosllav në rrëzat e malit Rodopa, Cvetana Videva zbuloi enë prej qeramike që datojnë 6 mijëvjeçarë më parë. Sendet në duart e saj jo vetëm që ishin të bukura, por rrezatonin energji dhe me anët e tyre të lëmuara ngjallnin dëshirë për t’i ledhatuar. Kur ajo gjeti një guralecë me të cilën t’u japë shkëlqim punimeve prej argjile, restauruesja e qeramikës zbuloi se para saj hapet një rrugë të re.

Pas kësaj Cvetana Videva iu përkushtua materialit plastik dhe filloi të krijojë sende origjinale. Prej deltine ajo formon plastika, ena, medaljone – në mënyrën në të cilën e kanë punuar paraardhësit nga eneoliti, kur akoma nuk ekzistonte rrota e poçarit.

Gradualisht vet e zbulova teknikën me të cilën punoj, solla ide të veta, shtova ngjyra dhe vet krijova një vegël për gdhendje – tregon mjeshtrja e cila mëson themelet e këtij arti origjinal në Teknikumin e Qeramikës Dekorative. – Një vit qëndrova në fshatin Terzijsko ku zanati i poçarit është shumë i zhvilluar. Aty shfrytëzova bazën për të mësuar sesi të punoj me deltinën. Kështu fillova. Për nga zemra jam monumentaliste dhe në fillim punova ena të mëdha. Tani kur po plakem fillova të bëjë bizhuteri. Argëtohem dhe kjo gjithmonë ka qenë qëllimi im.

E martuar me kitaristin e madh të xhazit Ognjan Videv, Cvetana lëvizte në qarqet boheme të Plovdivit dhe instaloi studion e saj në Shtëpinë Bakallov në Qytetin e Vjetër.

Për shkak të pamjes aristokratike të shtëpisë së saj plotë mobileje të vjetra, burri i saj e quajti atë "Kontesha" - një pseudonim që e ndjek atë e deri më sot. Cvetana thotë se asaj i pëlqen të jetë ndryshe prandaj eksperimenton me forma dhe kompozime. Mbi enët prej qeramike ajo rikrijon lule dhe zogj, fytyra njerëzore dhe trupa femra të zhveshura, madje rikrijon edhe lëvizjen e ujit.

“Profesionalizmi është që të tregosh mundësitë e një materiali – thotë Cvetana. – Dhe materiali im është argjila. Kur punoj ndiej vetëm dashuri.”

Dhe ndoshta periudha më e bukur në krijimtarinë e Cvetanës është lidhur me dashurinë. Në punimet e saj prej qeramike janë të rikrijuara puthja, prekja, përqafimi dhe veçanërisht ato dy fytyra të një burri dhe një gruaje, të ndërthurura në një formë sferike, gjithnjë shoqëruar me kitarën – veglën muzikore të të dashurit të saj.”

Autor: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Vlladimir Vlladimirov dhe arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Penka Petrosoviç për rrugën drejt SHBA-së dhe Belgjikës dhe një takim të papritur me … Julia Roberts

Penka Petrosoviç është pedagoge muzikore. Karriera e saj profesionale fillon nga shkolla muzikore në qytetin e saj të lindjes, Burgas. Arrin dhe suksese si drejtuese kori – fillimisht me korin dhe orkestrën e shkollës, e më pas edhe me ansamblin..

botuar më 25-06-03 7.00.MD

Rory Miller dhe aventurat e tij kulinare në fshatrat bullgare

Rory Miller jeton në Bullgari prej më shumë se 15 vjetësh. Merret me prodhimin e birrës artizanale, punon si kuzhinier kryesor në disa restorante, themelon lokale ushqimi të shpejtë me menu avangardë dhe prej vitesh mëson hollësitë e kuzhinës..

botuar më 25-05-26 7.00.PD
Fshati Ostren i Madh

Antoni Kurti dhe traditat e ruajtura të bullgarëve në Ostren të Madh

Në Ostren të Madh, një nga fshatrat në rajonin e zonës historiko-gjeografike të Gollobordës në Shqipëri, u njohëm me Antoni Kurtin. Ai na shëtiti nëpër rrugicat e vjetra dhe vendet e bukura natyrore, na prezantoi me disa prej banorëve interesantë që ende..

botuar më 25-05-04 10.00.PD