Para 108 vitesh populli bullgar priti me mirëkuptim dhe gëzim shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
Dhe në të vërtetë, Bullgaria kudo, në Konferencën e Londrës, para qeverive të mëdha, nuk u kursye kurrë për të marrë anën e Shqipërisë e për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar.
Kolonia shqiptare në Bullgari priti mirë rilindësit e shquar Petro Nini Laurasi, Fan Noli etj. Me ndihmën e madhe të shoqërisë bullgare u organizuan mbledhje masive, në të cilat u shqyrtuan çështjet shqiptare për liri dhe pavarësi. Në Bullgari u përgatitën dhe armatosën çetat e Çerçiz Topallit dhe Mihail Gramenos që çeta kanë luftuar heroikisht për çlirimin e Shqipërisë.
Më shumë hollësi për veprimtarinë e emigracionit shqiptar në Bullgari mund të lexoni në artikullin tonë “Populli bullgar në përkrahje të Pavarësisë së Shqipërisë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë
Urime 28 nëntori! Gëzuar Festën e Pavarësisë!
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..