Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretet e kodrës "Kaleto" pranë fshatit Debnevo rrethi i qytetit Trojan

Pamje panoramike te kalaja afër fshatit Debnevo, pas përfundimit të hulumtimit të këtij viti.
Foto: troyan.bg

Kalaja nga antikiteti i vonë pranë fshatit piktoresk Debnevo, në rajonin e qytetit Trojan, po studiohet prej viteve. Ndaj momentit arkeologët kanë zbuluar muret e fortesës, si dhe objekte të prodhimit të ruajtura mirë.  

Gjetjet në territorin e kalasë i përkasin periudhës së antikitetit të vonë  dhe Mbretërisë së Dytë Bullgare/ shekulli i 12-14/. Sistemi i fortifikimit të ish kalasë është i përbërë prej dy mureve paralele-koncentrike, të pajisur me kulla drejtkëndëshe, dy porta për karroca dhe një për kalimtarët në këmbë. Te pjesa verilindore të kalasë ekipi i krye asistentit doktori Stiljan Ivanov zbulon themelet e 17 godinave të veçanta të banimit dhe ekonomike, si dhe të ndërtesave të garnizoneve ushtarak.

Stiljan Ivanov përpara murrit rrethues lindor të kalasë.

Në kodrën “Kaleto” janë zbuluar po kështu një nekropol i krishterë me 145 varre nga periudha e mbretërve Ivan Aleksandër/vitet 1331-1371/ dhe Ivan Shishman /vitet 1371-1395/, si dhe varre nga shekujt 16-17.

Pamja e një pjese nga strukturat e zbuluara arkeologjike.

Sëpata prej guri kalkolitik / mijëvjeçari V para Krishtit /, një vatër e rrumbullakët e suvatuar me argjilë nga epoka e hekurit të vonë / IV - III para Krishtit / si dhe pjesë të enëve dhe rruazave të boshtit prej balte janë ndër gjetjet më të fundit këtë verë .

Pjesë nga murri i një dhome nga antikiteti i vonë në një nga sondazhet e studiuara.

Themelet e ndërtesave antike të vonë të kalasë shtrihen drejtpërdrejt mbi shtresën e epokës së hekurit të vonë. Muret e tyre janë me një trashësi 0,70 -0,80 metra, kurse qeramika dhe monedhat prej bakri datojnë nga fundi i shekujve të 4-5. Ekipi i krye-asistentit, doktor Stiljan Ivanov gjen gjurmë nga një banesë të lashtë bullgare nga periudha e shekujve 9-10 , si dhe të artefakteve nga mesjeta e vonë.

Një dekorim i vjetër bullgar nga periudha e Mbretërisë së Parë Bullgare (vitet 681 – 1018).

Aktualisht gjetjet po spastrohen prej një restauruesi, pas së cilës  do të transferohen në Fondin “Arkeologji” pranë Muzeut të Zanateve në qytetin Trojan, që të mund të shikohen nga publiku i gjerë, njoftoi Agjencia Bullgare e Lajmeve.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: troyan.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD