Në takimin e Këshillit të BE-së, Bullgaria dhe Republika e Çekisë do të kërkojnë që Fondi i Tranzicionit të Drejtë të financojë projekte për zëvendësimin e qymyrit me gaz dhe energji bërthamore, shkruan botimi evropian "Politico". Sipas “Politico”, BE-ja nuk ka në plan të investojë në energji bërthamore, por vetëm në burime të ripërtëritshme.
Pozicioni bullgar për temën në fjalë u formulua në nëntor. Sofja do të miratojë synime më të larta për uljen e emetimeve të gazeve të dëmshme të serës, por vetëm kundrejt më shumë kompensimeve. Qeveria dëshiron një tranzicion të ngadaltë drejt ekonomisë së gjelbër dhe pajtueshmëri me karakteristikat kombëtare, duke ruajtur konkurrencën e ekonomisë evropiane, njofton sajti investor.bg.Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...