Në takimin e Këshillit të BE-së, Bullgaria dhe Republika e Çekisë do të kërkojnë që Fondi i Tranzicionit të Drejtë të financojë projekte për zëvendësimin e qymyrit me gaz dhe energji bërthamore, shkruan botimi evropian "Politico". Sipas “Politico”, BE-ja nuk ka në plan të investojë në energji bërthamore, por vetëm në burime të ripërtëritshme.
Pozicioni bullgar për temën në fjalë u formulua në nëntor. Sofja do të miratojë synime më të larta për uljen e emetimeve të gazeve të dëmshme të serës, por vetëm kundrejt më shumë kompensimeve. Qeveria dëshiron një tranzicion të ngadaltë drejt ekonomisë së gjelbër dhe pajtueshmëri me karakteristikat kombëtare, duke ruajtur konkurrencën e ekonomisë evropiane, njofton sajti investor.bg.Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..
Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, një aleat i Bullgarisë në NATO dhe partner i BE-së,..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me..